Flash News

KRYESORE

E shkarkuan nga detyra, reagon Prençi: Emërimi i Çakos i paligjshëm! Olta Xhaçka hezitoi të bashkëpunonte

E shkarkuan nga detyra, reagon Prençi: Emërimi i Çakos i

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkarkoi nga detyra drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Në një reagim për Ora News, Prençi thotë se emërimi i Haki Çako në krye të kësaj drejtorie është i paligjshëm.

Prençi deklaron gjithashtu Olta Xhaçka që me marrjen e detyrës ka shprehur hezitim për të bashkëpunuar, duke shtuar se nuk merrte masa për situata emergjente.

"Që në kohen kur ministrja Xhaçka mori detyrën shprehu një lloj hezitimi për të bashkëpunuar me mua. Shpesh i dërgoja memo për te bashkëpunuar ne situata emergjente, por gjithmonë hezitonte te merrte masa konkrete. Emërimi që i ka bërë z. Cako në krye të Emergjencave Civile është i paligjshëm...", shprehet Prençi për Ora Neës.

Ishte vetë Prençi, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook mbrëmjen e djeshme bënte me dije largimin e tij nga Emergjencat Civile si dhe thoshte se së shpejti do të marrë një detyrë të re, por pa dhënë detaje të tjera.

Të fundit