Flash News

KRYESORE

E shkuara e Gent Cakajt, dy vite anëtar i partisë politike në Kosovë

E shkuara e Gent Cakajt, dy vite anëtar i partisë politike në

Një ndër argumentat e përdodur nga presidenti Meta për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm është edhe fakti se nuk ka informacione për të kaluarën e tij në Kosovë, apo Belgjikë dhe Hungari, ku ka studiuar.

Ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se Cakaj ka qenë pjesë e lëvizjes nga qershori i vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. “Ai u largua sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit”, ka sqaruar Molliqaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur vendimin e marrë sot nga presidenti i  Meta, pasi sipas tyre Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit.

Të fundit