Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
“Çopjat kanë kryer vrasje me porosi nga qeveria”, deklarata e fortë e ‘Fanes’ së Beratit në gjykatën britanike

Çfarë ka ndodhur?
Irfan Azizi ka deklaruar në Gjykatën e Magjistratëve në Westminster se ka qenë shënjestër e një atentati të rëndë më 29 nëntor 2020, ku ndaj tij u qëllua me rreth 30 plumba nga një kallashnikov, duke e lënë të plagosur.
Sipas dëshmisë së tij, organizatori i atentatit është Talo Çela, një ish-mik i kthyer në kundërshtar. Në të njëjtën dëshmi, siç shkruan Daily Mail, Azizi ka bërë edhe pretendime të rënda, duke thënë se Çopjat kanë kryer vrasje “me urdhër të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm”.
“Këta njerëz kanë bërë vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu për Ministrin e Brendshëm. Unë kam prova. Ata nuk të paralajmërojnë kur do të të vrasin, thjesht vijnë. Herën e parë që erdhën për të më qëlluar nuk më paralajmëruan dhe nuk më kërcënuan.”
Këto deklarata mbeten të pakonfirmuara nga autoritetet dhe janë pjesë e procesit gjyqësor të ekstradimit.
Konteksti
Deklaratat janë dhënë gjatë një procesi gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar, ku Azizi po kundërshton ekstradimin drejt Shqipërisë, duke pretenduar se rrezikon jetën e tij dhe të familjes nëse kthehet.
Ai ka argumentuar se ka qenë viktimë e një atentati dhe se zotëron informacion për përfshirje të grupeve kriminale në ngjarje të rënda.
Autoritetet britanike po shqyrtojnë dëshmitë e tij në kuadër të procedurës së azilit dhe ekstradimit, ndërsa pretendimet e tij nuk janë të konfirmuara si fakte gjyqësore.
Zanafilla
Ai që ishte dikur miku i tij, Talo Çela tentoi që ta vriste në Poshnje të Beratit, me urdhër të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja. Sipas dosjes së SPAK, Azizi ka shpjeguar se Talo Çela ishte informuar se ai ishte personi, i cili kishte dhënë makinat e përdorura në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe vëllait të tij, Bujar Çela.
Po ashtu, dyshonin se Azizi mund të kishte ndihmuar Nuredin Dumanin duke i dhënë makina të vjedhura për realizimin e ngjarjeve në Durrës ku kanë mbetur të vrarë anëtarë të organizatës kriminale Çopja. Kishin dyshime edhe që Azizi mund të ketë strehuar Nuredin Dumanin pas vrasjeve.
Përgjimet e Sky ECC zbuluan se Talo Çela kishte shkuar thuajse çdo ditë në Berat për gati 2 javë, për të vëzhguar lëvizjet e Irfan Hazizit dhe rrjedhimisht, për të organizuar atentatin e nëntorit të vitit 2020.
Nga bisedat e SKY ECC, Talo Çela shfaqet si koordinatori kryesor i atentatit duke dhënë udhëzime për eliminimin e Irfan Azizit.
Reagimi i opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën për përfshirje në krime të rënda.
Nga konferenca me gazetarët, teksa iu referua dëshmisë së Azizit, kryedemokrati tha se ka dokumente zyrtare që provojnë lidhjet e Ballës dhe Ramës me Çelën.
“Është e dokumentuar me dokumente zyrtare se Taulant Balla ka bërë ndërlidhjen direkte për probleme elektorale midis kartelit Çela dhe Edi Rama. Është e faktuar me regjistrime se ai ka porositur vrasje,” u shpreh Berisha.
Çfarë ndodhi me Çopjat?
Grupi i njohur si Çopjat, i përbërë nga vëllezërit Hajdar Çopja dhe Franc Çopja, është goditur nga autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare në kuadër të hetimeve për krim të organizuar. Ndaj tyre janë ushtruar sekuestro për pasuri të konsiderueshme, përfshirë kriptovaluta, prona dhe llogari bankare, ndërsa pjesëtarë të grupit janë arrestuar dhe dënuar në vende të ndryshme të Europës për vepra të rënda kriminale.
Hajdar Çopja, kreu i grupit i njohur ndryshe si “Dari”, akuzohet për të paktën vrasjen e 6 personave. Hajdar Çopja u arrestua në vitin 2024 në Emiratet e Bashkuara, pas një përplasjeje që ka përfunduar me plagosje dhe është dënuar me 4 vite burg.
Franc Çopjas u arrestua në një nga Republikat Islamike, për t’u ekstraduar më vonë në Belgjikë, ku u dënua për një vrasje. Ndërsa Talo Çela mbetet në kërkim nga autoritetet shqiptare, edhe ai për një seri krimesh të rënda të cilat mbeten të pazbardhura.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31