Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të ngjeshur.
Gjatë 12 orëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, (09.30-21.30) u nënshkruan shtatë marrëveshje bashkëpunimi përfshirë ato në fushën e medias, zbatimit të ligjit, emergjencave civile dhe kulturës. Erdogan inauguroi kompleksin me 522 apartamente të reja në bashkinë e Kurbinit, qarku i Lezhës , të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të financuar nga Turqia me një fond prej 42 milionë eurosh.
Veç këtyre, Erdogan la pas vetes një pritshmëri të qartë për Tiranën zyrtare: Të merren masa të shpejta kundër gülenistëve.
Kjo u reflektua nga fjalimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në seancën inauguruese të Kuvendit të Shqipërisë.
Erdogan cilëson “FETÖ” përgjegjës për grushtin e shtetit që kërkoi ta rrëzonte atë në vitin 2016 dhe i ka shpallur ata një organizatë terroriste. Ai tha se rrënjët e "FETÖ" janë të thella dhe ai pretendon se organizata përbën një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë për shkak të pranisë së anëtarëve të dyshuar në arsim, fe dhe sektorin privat.
“Kemi paguar një kosto shumë të rëndë, presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme”, tha ai, duke shtuar se shpreson që çështja të zgjidhet herën tjetër që të vizitojë Shqipërinë.
Si në fjalimin e tij në parlament, ashtu edhe në konferencën e tij të mëparshme për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Erdogan theksoi investimet e ndryshme të Turqisë në Shqipëri. Këtu përfshihet një spital në qytetin qendror të Fierit dhe apartamentet e sapo inauguruara në Laç.
Sipas Erdogan, Turqia ka investuar 3.5 miliardë euro në Shqipëri përmes 600 kompanive që punësojnë më shumë se 15,000 njerëz.
Në fokus të fjalëve të tij ishte edhe mbështetja e Turqisë për Shqipërinë pas tërmetit të vitit 2019 dhe gjatë pandemisë COVID-19. Në këtë drejtim, Erdogan premtoi se do të furnizojë Shqipërinë me vaksinën e sapokrijuar turkovac të Turqisë.
Një konferencë për shtyp, një gazetare shqiptare e pyeti Erdogan se çfarë merr Turqia në këmbim për investimet që janë bërë në Shqipëri.
“A duhet të shqetësohet Bashkimi Europian për interesin tuaj në Shqipëri,” tha gazetarja.
Pasi vlerësoi pyetjen, Erdogan tha: “Mendoj se ju doni që të na kundërvini ndaj njëri-tjetrit. Por ne nuk do jemi në kënde të kundërta”.
“Ligjet e vëllazërisë janë të ndryshme. Brenda ligjt të vëllazërisë ka mbështetje të tilla, që ëkto mbështetje bëhen detyrim për vëllazërinë. Por ka edhe një marrëdhënie bilaterale që bazohet te ligji i detyrimeve”, tha Erdogan.
Ndërsa Erdogan pohoi se kjo mbështetje vjen pa kërkuar asgjë në këmbim për hir të vëllazërisë mes popullit turk dhe shqiptar, fjalimi i tij në parlament tregoi një anë tjetër.
"Një parakusht për mbështetjen dhe vëllazërinë tonë," tha Erdogan, "është angazhimi juaj në luftën kundër FETÖ".
Në të kaluarën, Turqia ka shfrytëzuar lidhjet e saj me Shqipërinë dhe Kosovën për të goditur pasuesit e supozuar të Fethullah Gylenit, duke çuar në ekstradime dhe bastisje të mundshme të paligjshme në shkolla.
Këto raste, që përfshijnë më shumë se 100 persona, u përshkruan nga raportuesit e Kombeve të Bashkuara si "rrëmbime jashtë territoriale", dhe "kthime me forcë".
Vizita e tij ngjalli edhe reagime duke pasur parasysh historinë e ndërlikuar të Shqipërisë me Perandorinë Osmane dhe faktin që vizita e Erdoganit përkonte me 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë.
Gazetarët u penguan të mbulonin pjesën më të madhe të vizitës së Erdoganit pasi bllokimet e rrugëve i penguan ata të afroheshin në Laç. Në konferencën zyrtare për shtyp mund të merrnin pjesë vetëm gazetarët e akredituar nga Zyra e Kryeministrit dhe nuk u lejuan të sillnin apo përdornin kamera. Të gjitha pamjet e vizitës së Erdoganit u kontrolluan nga qeveria me pak mundësi që iu dha mediave të pavarura, shkruan Euractiv.
Gjatë vizitës së tij, me Ramën u nënshkruan gjithsej shtatë marrëveshje duke përfshirë bashkëpunimin ligjor, strategjik dhe kulturor mes dy vendeve. Një tjetër ka të bëjë me blerjen e dronëve ushtarakë nga Turqia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38