Flash News

E SHPJEGUAR

 “5004 delegatë në Kuvendin e Bashës”, si qëndron e vërteta e të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve me kapacitet 2100 persona

 “5004 delegatë në Kuvendin e Bashës”, si
Në Kuvendin e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha janë të pranishëm 5004 delegatë.

Ky fakt u bë i ditur nga kryetari i komisionit që drejton punimet në Kuvendin Kombëtar, Jemin Gjana.

Ai tha se për shkak se Kuvendi nisi me vonesë emrat nuk do të bëhen publikë sot dhe u kërkoi strukturave të PD-së t'i publikojnë emrat nesër, pasi të hidhen në sistem.

Kuvendi Kombëtar ka gjithsej 7646 anëtarë, nga të cilët sipas prezencës së nënshkruar prej secilit të delegatëve janë të pranishëm në kuvendin e datës 18 Dhjetor kanë qenë 5004 delegatë. Nuk janë numra, por emra, firma, identitete”, tha Gjana.

Por si qëndron e vërteta e shifrave që tregon personat që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Basha?

 “5004 delegatë në Kuvendin e Bashës”, si

Sipas të dhënave zyrtare, Pallati i Kongreseve ka sallën e madhe me kapacitet prej 2100 vendesh, një shifër kjo shumë larg të mundshmes për të pranuar brenda saj delegatët që citoi Jemin Gjana. Ndërkohë tre reshtat e para në Pallatin e Kongreseve janë zënë nga skena. 

Madje, kjo ishte arsyeja që organizatorët e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit vendosën që të ndërrohej me stadiumin Air Albania vendi për mbajtjen e kuvendit.

Kujtojmë që në Kuvendin e 11 dhjetorit morën pjesë 4491 delegatë, ndërsa mbetet për t'u parë nga verifikimi që do të bëhet, nëse Basha ka shumicën.

Dokumenti i 2018-ës

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë pas publikimit të shifrave për delegatët nga Jemin Gjana.

Duke iu referuar procesverbalit të Kuvendit Kombëtar të mbajtur në 2018-ën, Topalli shkruan se Bashës gjithmonë i dalin më shumë vota se delegatë.

 “Matematicieni im!
Interesant
Lb i dalin 5004 “delegate” edhe pse ne salle nuk ka me shume se 1700 vete. I bie qe ne nje kolltuk rrijne 3 vete!
Gjithmone i dalin me shume vota se delegate.
Njelloj i dolen edhe ne 2018
Neser do ju tregojme letrat tha LB”, shkruan Topalli.
  “5004 delegatë në Kuvendin e Bashës”, si

Të fundit