Flash News

E SHPJEGUAR

Një ministri antikorrupsioni/ Institucion i ri, problem i vjetër; Raportet e ndërkombëtarëve e dëshmojnë këtë

Një ministri antikorrupsioni/ Institucion i ri, problem i vjetër;

Në kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”, një nga risitë që tërhoqi vëmendjen ishte krijimi i Ministrisë së Shtetit për Antikorrupsionin, e drejtuar nga Adea Pirdeni.

Kryeministri e paraqiti këtë si hap të madh për luftën kundër korrupsionit, por natyrshëm lind pyetja se a është ky një instrument real për ndryshim, apo thjesht një manovër politike e radhës?

Për ta kuptuar më qartë, rikthejmë në vëmendje raportet ndërkombëtare, ku Shqipëria prej vitesh renditet ndër vendet me probleme serioze në fushën e korrupsionit.

Transparency International e vitit 2024 i dha Shqipërisë 42 pikë nga 100, duke e renditur në vendin e 80 nga 180 shtete. Ky rezultat, edhe pse pak më i mirë se vitet e mëparshme, tregon se korrupsioni mbetet ende një pengesë e madhe.

Edhe Komisioni Europian vë në dukje se në raportin e tij se megjithëse ka hapa përpara si hetime dhe dënime që lidhen me zyrtarë të lartë, korrupsioni vazhdon të jetë “i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit”. 

Edhe sipas një sondazhi të UNDP , mbi 60% e qytetarëve nuk besojnë se prokuroria apo institucionet e tjera kanë vullnet real për të ndëshkuar korrupsionin e niveleve të larta.

Popullata nuk beson sipas sondazhit se prokuroria dhe institucionet kanë fuqi reale për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin e niveleve të larta. 

Në këtë panoramë, nga njëra anë SPAK ka hapur disa dosje të profilit të lartë dhe kjo është reflektuar në vlerësimet ndërkombëtare, kurse nga ana tjetër, shumë dosje zvarriten dhe "peshqit" e mëdhenj nuk preken kurrë.

Në këtë kontekst, ngritja e një ministrie të re nuk duket si zgjidhje e problemit, por më tepër si një  shfaqje e radhës .

Kjo pasi raportet ndërkombëtare janë të qarta: korrupsioni në Shqipëri është sistematik dhe i lidhur me pushtetin politik. Kjo nuk ndryshon me një emër të ri në kabinet. Përkundrazi, ekziston rreziku që ministria e re të kthehet në një mekanizëm për të maskuar dështimet, duke ofruar retorikë antikorrupsioni, por jo rezultate konkrete. S.Gj

 

Të fundit