Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Aruba, ‘përralla berishiane’ apo e vërteta e fshehur? Pse shqetësohen mediat e qeverisë

Deklaratat që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë gjatë një konference me gazetarët ku ka paraqitur disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke përmendur një takim në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës, të cilin ai e lidh me narkotrafikantët dhe grupe të shpallura si organizata terroriste nga agjencitë ndërkombëtare, kanë “shqetësuar” mediat qeveritare.
Berisha deklaroi se ekzistojnë përgjime të agjencive të specializuara ndërkombëtare që konfirmojnë pjesëmarrjen e disa ministrave të qeverisë shqiptare në këtë takim, që sipas tij, ka pasur për objektiv diskutimin e çështjeve të lidhura me narkotrafikun dhe projektet e zhvillimit të Tiranës.
Akuzat bazohen në zbulimet e përfshira në një libër të sapobotuar në Itali, me autor gazetarin italian Nello Trocchi, i cili shkruan se në Aruba ka patur një takim të zyrtarëve të lartë shqiptarë me krerë të narkotrafikut me lidhje globale.

Dhe sot kur figurat e larta politike që i kanë mbështetur këto media, “po hanë kokat e tyre” mes kabinetit qeverisës, e sidomos kur kryebashkiaku, lali Eri është hedhur para drejtësisë nga udhëheqësi i mazhorancës, Edi Rama, këto media kanë nisur të merakosen për ‘gabimet’ që opozita bën.
Mediat proqeveritare kritikojnë Berishën si shpikës të “tullumbaceve politike”, duke theksuar se dosja italiane e quajtur “Enigma” është arkivuar nga Prokuroria e Firences.
Sulmet kanë vazhduar dhe sot teksa në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar një seancë gjyqësore mes Erion Veliajt dhe një biznesmeni italian të quajtur Gabriele Tarroni Longinotti.
“Veliaj e ka paditur në gjykatë qytetarin italian pasi dy vjet më parë ai ishte përdorur nga televizioni i familjes Berisha për të bërë deklarata kundrejt pagesave të premtuara ndaj tij, duke ilustruar skenarë të gatshëm për t’i recituar. Këtë e ka bërë dy herë: njëherë tek emisioni “Piranjat” dhe njëherë për një gazetar të “Syri”, që e ka intervistuar në Dubai.
Sot para gjykatës, qytetari italian ka depozituar një deklaratë noteriale ku jo vetëm pohon se nuk e ka takuar kurrë Veliajn, por gjithashtu pranon se të gjitha deklaratat i ka bërë kundrejt premtimeve për pagesë nga televizioni “Syri TV” i Shkëlzen Berishës.
Ajo që është interesante sot, është fakti që ky lajm, i cili përbën një skandal të rëndë politik dhe mediatik, është totalisht i izoluar nga faqet e shtypit shqiptar dhe televizionet e mëdha shqiptare. Asnjë lajm, asnjë koment. Ndërkohë, janë të gjithë të shqetësuar se kush ka qenë në Aruba në takim me Artur Shehun, një vlonjat demokrat mik i Sali Berishës, që ka bërë të mundur vizitën e parë të Berishës në Vlorë në vitin 2000, duke i vënë në dispozicion njerëzit e tij dhe që më pas ka qenë gjithnjë sponsor i PD.” shkruan media qeveritare në versionin e një editoriali.

Por “beteja e këtyre mediave për të mbrojtur Veliajn dhe për të sulmuar opozitën nuk ndalet. Një tjetër televizion i ka dedikuar një shkrim teksa të gjithë akuzat e Berishës, bazuar tek libri i publikuar nga gazetari italian e quan “përralla berishiane”.
“Prej ditësh, opozita po e fryn si tullumbace ekzistencën e një samiti të supozuar mes kriminelësh në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës, ku sipas saj, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues (anonimë) të qeverisë Rama. Akuzat bazohen në zbulimet e përfshira në një libër të sapobotuar në Itali, me autor gazetarin italian Nello Trocchia, libër që shumica e analistëve që flasin për të, në fakt nuk e kanë lexuar kurrë. Por ne po, e kemi lexuar.
Nëse do ta kishin lexuar, do t’u duhej të përmendnin të paktën dy elementë thelbësorë që rrëzojnë përrallën berishiane. Elementi i parë është se vetë gazetari shkruan se takimi misterioz në Aruba përmendet në një dosje të quajtur “Enigma”, e hapur nga Prokuroria e Firences në vitin 2018 por që më pas, siç pranon vetë autori, është arkivuar. Dhe këtë e përsërit dy herë, për të shmangur çdo keqkuptim (faqe 233 dhe 240). Pra, as autoritetet italiane nuk i kanë dhënë peshë ekzistencës së atij takimi, e aq më pak mundësisë që ai të përbëjë provë për ndonjë vepër penale. Ndaj, dosja është arkivuar.”
Mirëpo pas 2 vitesh Longinoti paska ndërruar version, duke pohuar para gjykatës që gjithcka ka thënë kanë qenë gënjeshtra dhe se për këtë i është ofruar para.
Por meqenëse personi në fjalë nuk qenka i bindur dhe është i lëkundshëm nga deklaratat që i bën me vetëdijen e plotë, a mund të themi sot se italianit i është ofruar “ kompromis” për të ndryshuar version?
“Ne jemi të gatshëm të përballemi, jo vetëm me Longinotin, por edhe me ata që e kanë takuar këto ditë për të marrë atë që iu duhej.
Sa për hallin e mediave të mbetura besnike të Veliajt, halli i tyre nuk është as problemi jonë e as i publikut. Lali i tyre do të qëndrojë aty ku është, pavarësisht çdo përpëlitjeje publike.
Në këtë foto/screenshot, një komunikim i kohës kur Longinoti që sot flet për “blerje”, para disa kohësh na lutej t’ia merrnim dëshminë, dhe ankohej se mediat shqiptare nuk e lejojnë të flasë dhe se do të “luftojë për drejtësi.” Por e vërteta është se kur drejtësia blihet, ajo pushon së qeni drejtësi dhe kthehet thjesht në një pazar Longinotësh”, shprehet emisioni “Piranjat”.
Në këtë rrjet manipulimi, edhe figura të larta si Belinda Balluku kanë shërbyer si mburojë politike, duke pohuar në Kuvend se asnjë deputet nuk ka qenë në Aruba, ndërkohë që mbrojnë kryeministrin dhe Veliajn nga çdo përgjegjësi politike apo ligjore.
Balluku e cila në fjalën e saj nga Kuvendi është shprehur se asnjë nga deputetët e pranishëm nuk ka qenë në një takim në Aruba.
Sipas Berishës, Balluku u betua vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba, por shiti Ramën dhe dy të tjerë që mungonin.
Në këtë kontekst, beteja për të treguar të vërtetën mbi takimin e Arubës, lidhjet me narkotrafikun dhe investimet e dyshimta mbetet obligimi i opozitës, ndërsa mediat pranë qeverisë vazhdojnë të mbrojnë Veliajn dhe të minimizojnë çdo dëm politik për Ramën./POLITIKO.AL
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31