Flash News

E SHPJEGUAR

Basha nuk ndan pushtetin e opozitës me LSI, mban për vete komisionet parlamentare

Basha nuk ndan pushtetin e opozitës me LSI, mban për vete komisionet

Marrëdhëniet e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim duken më të distancuar se asnjëherë më parë gjatë drejtimit të opozitës.

Ky fakt u vu re pasi PD nën drejtimin e Lulzim Bashës publikoi emrat për drejtimin e komisioneve parlamentare.

Për rrjedhojë, dukshëm Basha nuk kërkon që ndryshe nga 2017-ta, të ndajë pushtetin e opozitës me LSI.

Kështu, tre nga tetë Komisionet e Përhershme Parlamentare i drejton opozita dhe në ndryshim nga viti 2017 kur PD-ja e la komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nën drejtimin e LSI-së, ketë herë nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

Të treja komisionet të Shëndetësisë, Integrimit dhe Medias, Basha i ka caktuar vetëm për Partinë Demokratike. .

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u miratuan në mënyrë unanime drejtuesit e rinj të PD, por edhe deputetët e ndarë në 8 komisone.

Konkretisht, Agron Gjekmarkaj do të drejtojë Komisionin për Arsimin dhe mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku do të zëvendësojë ish-deputetin e PD-së, Genc Pollo në krye të Komisionit të Integrimit dhe Albana Vokshi do të jetë kryesuese e komisionit të Shëndetësisë që e ka drejtuar edhe në vitet 2013-2017.

E njëjta strategji ka ndodhur edhe për nënkryetarët e komisioneve nga ana e PD.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe humbjes së opozitës, demokratët fajësuan aleatët që që nuk arritën të mblidhnin vota çka ka bërë që LSI të shihet me një sy tjetër.

Lista e plotë e drejtuesve të komisioneve nga PD:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Të fundit