Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
BE jep ‘bekim’ me kushte për marrëveshjen Rama - Meloni. Si përfundoi skema në dyert e gjykatave italiane?

Çfarë ndodhi?
Bashkimi Evropian ka dhënë një sinjal pozitiv për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e konsideruar atë të lejueshme në parim, por të kushtëzuar nga respektimi i plotë i të drejtave të emigrantëve.
Lajmi, siç raporton Reuters, është bërë i ditur nga një këshilltar i gjykatës së lartë të bllokut dhe u përshëndet më vonë nga kryeministrja Giorgia Meloni, e cila e konsideroi një “vërtetim të një programi që ajo e kishte paraqitur si një gur themeli të qasjes së saj të ashpër ndaj imigracionit.”
Konteksti
Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2023, parashikon që emigrantët e kapur nga autoritetet italiane të dërgohen në Shqipëri, ku do të përpunohen kërkesat e tyre për azil.
Kjo është skema e parë e këtij lloji mes një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi jashtë unionit, dhe është promovuar nga kryeministrja Giorgia Meloni si një element kyç i politikës së saj të ashpër ndaj emigracionit.
Disa vende të tjera evropiane po e shohin këtë model si të eksportueshëm, në përpjekje për të frenuar flukset migratore.
Përplasjet në gjykatë
Beteja në gjykatat italiane për marrëveshjen e nënshkruar nga Rama dhe Meloni, nisi kur Seksioni i të Drejtave të Njeriut dhe Imigracionit i Tribunalit të Romës refuzoi të vërtetonte ndalimin e 16 migrantëve të parë të transferuar në Shqipëri. Gjyqtarët vendosën që migrantët nuk mund të ndaloheshin në Shqipëri sepse vendet e tyre të origjinës (Egjipti dhe Bangladeshi) nuk mund të konsideroheshin plotësisht "të sigurta" sipas një vendimi të kohëve të fundit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED), duke i detyruar ata të ktheheshin në Itali.
Në tetor 2024, GJED deklaro se një vend mund të konsiderohet i sigurt vetëm siguria garantohet në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e tij, duke kundërshtuar listën e vendeve të sigurta të Italisë që lejonte përjashtime.
Qeveria Meloni u përgjigj duke miratuar një dekret-ligj të ri, duke transformuar listën e "vendeve të sigurta" në legjislacion parësor në vend të dekretit ministror, duke synuar të anashkalonte shqyrtimin gjyqësor.
Pavarësisht dekretit, gjykatat italiane kanë vazhduar t'i referojnë çështjet GJED-së, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e listës dhe metodat e ndalimit, duke e lënë marrëveshjen në një situatë të paqartë ligjore. Në vitin 2025, Gjykata e Apelit e Romës hodhi poshtë urdhrat e rinj të ndalimit, duke e çuar çështjen në gjykatën më të lartë të Italisë, e cila e referoi përsëri në GJED.
Reagimet e opozitës
Nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive nuk u mirëprit as nga opozita italiane dhe as nga ajo shqiptare.
Riccardo Magi, kreu i partisë liberale italiane +Europa, tha se plani ishte "i frikshëm" dhe se qendrat do të ishin si "një lloj Guantanamo italiane".
Në një reagim në platformën “X”, ai e cilësoi marrëveshjen mes dy vendeve të paligjshme. "Është gjithashtu një marrëveshje e paligjshme: Italia nuk mund të dërgojë njerëz të shpëtuar në det në një vend jashtë BE-së, sikur të ishin pako ose mallra", shkroi Magi.
Sipas Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike në Itali, marrëveshja duket se shkel rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës evropiane. Ajo shprehu nevojën për të shqyrtuar më me kujdes protokollin.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi kritikoi mungesën e transparencës rreth marrëveshjes.
“Kjo është tradhti ndaj Shqipërisë dhe është pabesia më e madhe që Rama mund t’i bëjë vendit tonë. Antishqiptari më i madh sot quhet Edi Rama, i cili çdo vit dëbon qindra mijëra të rinj nga vendi për t'i zëvendësuar me emigrantë të paligjshëm”, shkroi Këlliçi në Facebook.
Andrea Costa, president i shoqatës së ndihmës emigrantëve me bazë në Romë, Baobab Experience, tha për BBC se njoftimi i kapi të gjithë në befasi dhe tregoi se politikat e qeverisë italiane të imigracionit po shkonin në drejtimin e gabuar.
Costa tha se qendrat rrezikonin të bëheshin "si një Lampeduza në brendësi të Shqipërisë", duke iu referuar ishullit italian që është një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë.
Reagimet ndërkombëtare
Edhe organizatat ndërkombëtare kanë reaguar me kritika ndaj marrëveshjes, duke ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të njeriut.
UNHCR fillimisht deklaroi se nuk ishte e përfshirë apo e informuar për marrëveshjen, por më vonë pranoi të monitorojë zbatimin e protokollit Itali–Shqipëri, me synim “mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave themelore të njeriut”. Megjithatë, agjencia ka paralajmëruar se skema mund të çojë në eksternalizimin e detyrimeve për azilin dhe zhvendosjen e përgjegjësisë, në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
International Rescue Committee (IRC) e ka cilësuar marrëveshjen si “të kushtueshme, mizore dhe kundërproduktive”, duke theksuar se ajo rrezikon jetët e njerëzve, cenon të drejtën për të kërkuar azil dhe mund të shtyjë refugjatët drejt rrugëve edhe më të rrezikshme.
Ndërkohë, Amnesty International e ka përshkruar marrëveshjen si një “eksperiment mizor”, duke argumentuar se ajo mund të shkelë të drejtën e azilit dhe parimin e moskthimit të detyruar (non-refoulement), një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes ndërkombëtare të refugjatëve.
Rama – Meloni në një linjë për marrëveshjen
Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrja italiane reagoi menjëherë me një postim në rrjete sociale. Meloni falënderoi mikun e saj, Rama, për miqësinë që sipas saj po tregonte me popullin italian.
"Parlamenti i Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falënderojmë Kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre", shkroi kryeministrja italiane.
Vetë Rama e ka cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes vazhdimisht në dalje televizive, si një detyrim ndaj Italisë. “Marrëveshja për emigrantët është unike dhe bazohet mbi miqësinë e thellë mes dy vendeve”, ka deklaruar Rama.
Madje, i pyetur nëse ka dështuar ngritja e kampeve në Gjadër dhe Shëngjin, Rama u shpreh: “Nuk kam asnjë mendim për këtë dhe pyetja duhet t'i drejtohet motrës sime italiane, pra motrës së Italisë, Georgia Meloni sepse për ne, të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është shumë e thjeshtë, është një rol shumë i thjeshtë. Na u kërkua nga Italia të ndihmonim, dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë ndihmojmë sepse marrëdhënia jonë është mijëvjeçare.”/ Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31