Flash News

E SHPJEGUAR

Beteja e re ligjore Berisha-Basha, dy kërkesa në gjykatë për statusin e PD

Beteja e re ligjore Berisha-Basha, dy kërkesa në gjykatë për

Një betejë e re ligjore duket se po nis mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Gjykata e Tiranës ka në duart e saj dy kërkesa të demokratëve për regjistrim të ndryshimeve statutore, një të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut dhe një tjetër të Kuvendit të 11 dhjetorit

Fillimisht, ishte Partia Demokratike ajo e cila ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut. Kërkesa e PD është regjistruar në gjykatë dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

"Pershendetje te gjitheve, nisur nga interesimi i shume prej jush, ju bej me dije se diten e djeshme, eshte depozituar ne Gjykaten e Tiranes, Dhoma Civile, kerkese nga Partia Demokratike e Shqiperise, per pasqyrimin e ndryshimeve te statutit te Partise dhe te organeve te reja, te zgjedhura ne Kuvendin Kombetar te dates 17.07.2021. 
Ceshtja eshte regjistruar dhe shortuar prane kesaj gjykate dhe do ti nenshtrohet shqyrtimit gjyqesor ne baze ne ligjit. Gjyqtare e ceshtjes eshte Znj. Blerina Muça. 
Ju uroj dite te mbare", thuhet në njoftim.

Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili nga selia blu tha se ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit “ishin rrugës” për në Gjykatë.  

Ndërkohë sot, Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka depozituar në gjykatë ndryshimet statutore, që u miratuan nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor, përmes të cilave synohet legalizimi i ndryshimeve në statut, që u miratuan pas votimit të delegatëve.

Në Kuvendin e thirrur nga Berisha u miratua statuti i ri që parashikon se kryetari nuk ka të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

Statuti i ri i miratuar nga mbështetësit e Berishës synon të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Në dokumentin e dalë nga Kuvendi i Berishës thuhet se pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese.       

Të fundit