Flash News

E SHPJEGUAR

Betejë firmash për Kuvendet e PD, sa delegatë kanë firmosur për Bashën dhe Berishën

Betejë firmash për Kuvendet e PD, sa delegatë kanë firmosur

Ndërsa edhe pak orë na ndajnë nga Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në stadiumin ‘Air Albania’, pasditen e sotme vjen lëvizja e kryedemokratit Lulzim Basha.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shoqëruar me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa dalin para mediave dhe bëjnë publike shifrën e delegatëve që kanë firmosur sipas tyre për thirrjen e Kuvendit të Bashës më 18 dhjetor.

Sipas Bardhit, 5259 delegatë ose 69% e anëtarëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor. Sipas tij, në total janë 7600 anëtarë, ndërsa 1200 prej tyre nuk janë kontaktuar dot për shkak se mendohet se janë në emigrim.

Nga ana tjetër, pothuajse e njëjta shifër firmëtarësh, rreth 5200 janë konfirmuar si mbështetës të ish liderit të PD, Sali Berisha.

Me një logjikë të tillë, shumë prej atyre që kanë konfirmuar se do të jenë në Kuvendin e 18 dhjetorit, do të marrin pjesë në edhe në atë të 11 dhjetorit.

Bardhi u pyet nga gazetarët se procedohet në të tilla raste kur delegatët pranojnë të jenë të pranishëm në të dyja Kuvendet që janë thirrur, por ai nuk dha një përgjigje të qartë.

“Anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 5259 anëtarë të Kuvendit të PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të datës 18. Nuk ka asnjë Kuvend tjetër të PD-së. Nuk kanë ku të marrin pjesë anëtarët e Kuvendit Kombëtar”, u shpreh Bardhi.

Pak pasi Bardhi lexim emrat e delegatëve që kanë firmosur, ka patur reagime dhe denoncime për falsifikim firmash.

Përfaqësuesit e Foltores kanë deklaruar se për të gjithë të pranishmit janë marrë masat dhe janë pajisur me bexhe të shoqëruar me barkode, ndërsa regjistrimi bëhet nëpërmjet një pajisje me lazer që lexon barkodin. Kjo tregon prezencën e personit dhe pozicionin e tij në parti.

Të fundit