Flash News

E SHPJEGUAR

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i Ramës

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i

Ekzaltimi i 17 janarit për kryeministrin Edi Rama kur publikoi në rrjetet sociale lajmin se ishte ftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në një nisëm paqeje të krijuar nga vetë ai për Gazën nuk zgjati shumë dhe gjithçka u vërtetua se ishte vetëm një "flluskë sapuni".

Po atë ditë, Rama njofton se është ftuar nga Trump dhe se kjo e bën krenar edhe Shqipërinë.

Postimi i Ramës:

SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË.

NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE U FTUAR ME NJË RESPEKT E VLERËSIM KREJT TË POSAÇËM NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP, PËR T’U BËRË PJESË E NJË BORDI NDËRKOMBËTAR TË KRIJUAR E KRYESUAR PREJ ATIJ VETË DHE PËR TË PUNUAR SË BASHKU ME TË.

THANK YOU MR.PRESIDENT GOD BLESS ALBANIA AND THE UNITED STATES

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i

Një ditë më pas, Rama vijon propagandën duke postuar letrën me firmën e Trump.

"MIRËMËNGJES dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë", shkruante Rama.

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i

Si për t'i mbajtur 'lojën', edhe ministrja e Jashtme Elisa Spiropali organizoi një konferencë me gazetarët pikërisht për këtë çështje.

Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin që ka marrë Shqipëria në çështjet paqes. Ftesa e presidentit të Amerikës Donald Trump është dhe një vlerësim për lidershipin e Ramës, i cili është ftuar personalisht në Bordin e Paqes. Kur kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Trump për kryeministrin e Shqipërisë konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë dhe besimin strategjik të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Spiropali.

Por vetëm pak ditë më vonë, entuziazmi nisi të zbehej, teksa u bë e qartë se ftesa nuk ishte as unike dhe as selektive.

Në ditët pasuese u vu re se ftesat e Trump për 'Bordin e Paqes' nuk kanë qenë vetëm për disa vende të përzgjedhura. Por bëhet fjalë për më shumë se 50 vende që kanë marrë ftesë nga Trump, madje edhe ndaj Vladimir Putin të Rusisë dhe Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë.

Për shkak të këtyre dy ftesave, vendet e Bashkimit Evropian kanë mohuar të anëtarësohen dhe vetëm 22 vende e kanë pranuar.

Sakaq, sot më 22 janar në Davos nisi ceremonia zyrtare e themelimit të Bordit të Paqes, të cilën Rama e kishte pritur me shumë entuziazëm.

Në sallë ishin disa liderë shtetesh të ftuar personalisht nga Donald Trump, mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shkëmbeu disa fjalë me Trump.

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk ishte aty, por sot paradite u shfaq në Kuvendin e Shqipërisë, ku kishte sjellë për ratifikim marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

I pyetur nga opozita pse nuk ishte i pranishëm, Rama dha një përgjigje më shumë tallëse.

Ai tha se kishte zgjedhur të “mikpriste vajzën” e Trump, Ivanka.

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i

“Unë duhet të bëja një zgjedhje, midis t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait” u shpreh Rama, duke iu referuar vizitës së Ivanka Trump dje në Vlorë, ku në mbrëmje Rama konsumoi edhe një kafe me të bijën e presidentit të SHBA.

Bordi i Paqes, si u shfry në vetëm pak ditë entuziazmi virtual i

19 prej tyre vendeve nënshkruan sot marrëveshjen për anëtarësimin në këtë nisëm. Në nënshkrimin e marrëveshjes sot munguan vetëm Shqipëria dhe Bjellorusia.

Të fundit