Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Mafia e inceneratorëve”, A u bë shkak për dorëheqjen e Kokës deklarata e Ramës në takimin e fundit me deputetët

Lefter Koka, ish ministri i LSI-së, i cili iu bashkua PS në zgjedhjet e 25 prillit ka dorëzuar mandatin e deputetit, nëntë ditë para se të nisë punimet kuvendi i ri.
Në shkrimin e postuar në Facebook, Koka shkruante se pas 2 dekadash përgjegjësi, ai ka vendosur që rrugëtimin politik, ta vazhdojnë bashkëpunëtorët që e bënë fitues, por nuk ndalet në arsyet që e çuan Kokën drejt këtij vendimi.
Por, a ishte e pritshme kjo dorëheqje e Lefter Kokës?
Pak ditë më parë, në 27 gusht, kryeministri Rama pati një takim me deputetët e vjetër dhe të rinj, ndërsa kreu i qeverisë i ka paralajmëruar të gjithë socialistët, që të bëjnë kujdes, pasi do të përballen me drejtësinë për çdo shkelje dhe abuzim me shërbimet publike.
Sipas Ramës, kushdo që të abuzojë, do të përballet me ligjin, pasi PS nuk do të jetë mburoja e askujt që cenon qëllimet dhe emrin e partisë për qëllimet e veta.
“Duhet ta ngulni mirë në kokë se ndërhyrjet për të ndikuar në procese tenderash e vendimmarrje, janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin. Janë të papajtueshme, janë të neveritshme, janë tradhtia më e madhe.
Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, gjithë anëtarësinë e PS, por edhe për ata që na kanë zgjedhur ose jo, si dikush që e ka në ballë logon e PS, ekspozohet nga organet e drejtësisë si ndikues apo përfitues i të mirave publike, faji është i tiji, por turpi është i të gjithëve ne, nëse nuk e vendosim të qartë e të drejtë vijën e kuqe.
Kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha, as mburoja e askujt që cenon qëllimet dhe emrin e PS, me qëllimet e veta. Kjo parti nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi flamurin e saj të vlerave dhe parimeve, por mban përgjegjësi si reagon ndaj individit në fjalë, duke u distancuar nga veprimet e tij, por edhe prej tij vetë, kur në mes hyn drejtësia”, deklaroi Rama ndër të tjera.
Akuzat ndaj Kokës
Lefter Koka doli zyrtarisht në janar të 2019ës kundër vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, partinë me të cilën ishte zgjedhur deputet, në 2017 për të djegur mandatin e deputetit.
Pas këtij vendimi i pari që reagoi ishte ish anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.
Sipas tij, ish-ministri i Mjedisit "po hidhte vallen" e kryeministrit Rama pasi ky i fundit e mban peng me firmën që ka hedhur për ndërtimin e 3 inceneratorëve, me vlerë 178 mln euro.
Ai shkruante në Facebook, se Koka madje as nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen ku LSI votoi unanimisht për djegie mandatesh.
"Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare "Pendohu, behu dëshmitar i drejtësisë" lidhur me aferën kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për këtë afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit për inceneratoret! Çfarë halli i madh i ka zane?", shkruan Malltezi.
Pas kësaj Koka iu bashkua PS dhe në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet në Durrës. Ai ishte renditur i shtati në listën e socialistëve në Durrës, ku arriti të grumbullojë 9609 vota.
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Partia Demokratike depozitoi padi në SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku mes të paditurve ishte edhe Lefter Koka, si ish-ministër i Mjedisit.
Gjithashtu PD akuzonte kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, Arben Ahmetajn si ish-ministër të financave, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Një ditë më pas, duke iu referuar padisë së depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se forca politike që ajo drejton nuk mbante përgjegjësi pasi nuk ka qenë palë në asgjë.
Sipas Monika Kryemadhit, Koka, ka tentuar që të futet dhe në strukturat e partisë së LSI-së në mënyrë që ata të heshtnin, por që kjo gjë, nuk është bërë.
“LSI-ja do të mbante përgjegjësi nëse do të ishte palë, ka qenë zoti Petrit Vasili ai që ka kundërshtuar i pari inceneratorët. Koka ka tentuar që të ndërhyjë dhe në strukturat e partisë, që ne të heshtnim për këtë çështje. Unë do ju kujtoja para dy viteve, kur Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës në Verri të Fierit. Nuk bëjmë kompromis me askënd që do të shtojë pasurinë e tij në kurriz të qytetarëve,”– tha Kryemadhi.
Madje, e ftuar në një nga emisionet e ‘Opinion’ kryetarja e LSI tha se ish-ministri Koka i kishte kërkuar që të mos fliste për inceneratorët.
“Unë për herë të parë kam dëgjuar për inceneratorët kur kam shkuar në Mbrostar. Aty kam dëgjuar pë herë të parë kur z.Koka është ankuar te ish-kryetari i partisë (Ilir Meta). Dhe unë i kam thënë ti e di shumë mirë qëndrimin tim. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet. Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Edhe Ilir Meta në prill të këtij viti publikoi një skemë ku në krye ndodhej Lefter Koka, ku sipas tij të gjithë personat e përfshirë kërcënojnë me dhunë të rinjtë e LRI-së.

Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka
‘Këta persona që shihni këtu, janë pjesë e një afere korruptive inceniatorësh, që kërcënojnë çdo anëtar të LSI-së dhe intimidojnë çdo qytetar që mbështet LSI-në. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat.’- deklaroi Meta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
