Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
E Shpjeguar/ “Shënimet e Javës”, çfarë tha sot Rama, dhe ku ‘rrejti si derr’
Politiko.al
Edi Rama, në ‘Shënimet e javës’, si çdo të diel, ka paketuar në mënyrën e tij javën politike, duke folur si përherë vetëm nga pozicione që e bëjnë atë dhe qeverinë e tij të duket mirë. Asnjë fjalë për qëndrimin gjerman dhe të PPE në raportin e Parlamentit europian, dhe as për IBAR (Interim Benchmark Assesment Report) që vlerëson progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
E ka nisur me ekonominë, me qasjen e zakonshme, ka skandale, por ka edhe punë, duke paketuar grimca të së vërtetës me mjegullnajë gënjeshtrash dhe me projeksione optimist-maksimaliste.
Ka një teknikë të njohur në komunikimin politik: merr një fakt të vërtetë, shto një interpretim optimist dhe në fund shpall një përfundim maksimalist. Deklarimet e fundit të Kryeministrit për ekonominë dhe për lirinë në Shqipëri ndjekin pikërisht këtë logjikë.
Ekonomia: e vërteta që zgjatet më shumë se duhet
Çfarë thotë Rama: Shqipëria vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm rritje ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë për vitet në vijim, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka na vendos në grupin kryesor të ekonomive me rritjen më të qëndrueshme, por edhe më të lartë gjithmonë sipas atyre organizmave, jo sipas thjeshtë qeverisë shqiptare.
Po, Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme ekonomike. Institucionet financiare ndërkombëtare projektojnë ritme rreth 3–4% në vit. Kjo është solide për një vend europian dhe e mjaftueshme për të shmangur stagnimin (ngecjen).
Por këtu fillon rrëshqitja drejt së pavërtetës, duke përdour elemente të së vërtetës. Shifra e “32% deri në 2030” nuk është një parashikim i veçantë, as një sukses i jashtëzakonshëm, por thjesht efekti i mbledhur i rritjes modeste në disa vite. Me fjalë të tjera: Një përllogaritje aritmetike, e paketuar si arritje strategjike dhe e parfumuar me edramizëm.
Më tej, ideja se Shqipëria po pozicionohet ndër ekonomitë “me performancën më të lartë” nuk qëndron në krahasim global. Rritje 3–4% është e mirë për rajonin, por mesatare në botë. Ekonomitë në zhvillim, që konsiderohen dinamike, rriten ndjeshëm më shpejt.
Freedom House: raporti që lexohet vetëm nga njëra anë
Edhe këtu kemi të njëjtin model. Duke iu referuar një raporti të fundit nga Freedom House, Rama thotë: Shqipëria mori një vlerësim pozitiv nga raporti i mirënjohur i Freedom House, i cili është një raport ndërkombëtar për lirinë në botë – Liria në botë 2026, ishte raporti i këtij viti.
Dhe është një zhvillim që ia vlen të përmendet, edhe pse unë të gjitha raportet, përveç atij të Komisionit Europian, të cilin e marr 100 % të mirëqenë, i marr me një farë rezerve, pasi bazohen në metodologji dhe në rrugë anketimi, që jo gjithmonë janë të qëndrueshme.
Gjithsesi, ky është një ndër ato raporte që meriton vëmendje dhe i cili respektohet përgjithësisht. Kështu që, sipas këtij raporti, vendi ynë ka shënuar, jo vetëm një përmirësim në raport me më parë, por është renditur si vendi më i vlerësuar në rajon për shkallën e lirisë. Dhe ky rezultat na vendos në krye, përpara Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë, duke reflektuar edhe një progres në raport me rajonin.
Raporti i Freedom House meriton vëmendje. Shqipëria nuk është në rënie të lirive, dhe në disa tregues ka përmirësime. Por raporti nuk thotë atë që pretendohet.
Shqipëria vijon të klasifikohet si “pjesërisht e lirë”. Kjo do të thotë një sistem që funksionon, por me probleme strukturore: korrupsion i përhapur, presion mbi institucionet, media të varura.
Pretendimi se Shqipëria është “vendi më i lirë në rajon” është, në rastin më të mirë, selektiv. Në shumicën e renditjeve krahasuese, vende si Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut janë në të njëjtin nivel ose më sipër.
Raporti nuk është një certifikatë lidershipi demokratik, por diagnozë e një sistemi hibrid që përmirësohet në disa aspekte dhe ngec në të tjerë.
Përfundimi: Propaganda e shitur si realitet
Në përfundim, mund të thuhet se ekonomia nuk është aq e dobët sa thonë kritikët, por as demokracia nuk është aty ku thotë qeveria. Problemi nuk është tek faktet, por tek përkthimi politik i tyre. Rritja ekonomike reale kthehet në histori suksesi global. Ndërsa një raport kritik për lirinë përkthehet në triumf rajonal. Është stili i zakonshëm i Edi Ramës, që një realitet kompleks e redukton në një slogan për ta shitur te të vetët, aq edhe për të tulatur kritikët.
Në çdo rast pretendimet e Ramës nuk janë gënjeshtër klasike, por diçka më e sofistikuar dhe njëkohësisht që bën punë më shumë: një e vërtetë e redaktuar.
Në politikë, ashtu si në gazetari, shpesh nuk ke nevojë të shpikësh fakte: Mjafton t’i shtrembërosh në mënyrën e duhur.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31