Flash News

E SHPJEGUAR

"Fasada që ra me një plumb", kërkesa që rrëzon propagandën e Ramës për rendin dhe sigurinë

"Fasada që ra me një plumb", kërkesa që

Pse të jetosh në Shqipëri, ku plumbat arrijnë dhe në sallën e gjyqit, aty ku supozohet se çdo njeri “merr frymë lirshëm”, pa pasur frikën e vdekjes sepse janë në institucionet më të  larta të drejtësisë dhe mbrojtja është primare?

Pas vrasjes në sallën e gjyqit e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja është shembur propaganda e frikshme që qeveria i ka bërë drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Këshilli i Lartë Gjyqësor informon ditën e djeshme (7 nëntor) se  në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Ndërkaq ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e cila reagoi për ngjarjen shokuese, tha  se sipas ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave.

 “Forcat e Policisë së Shtetit - të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave - kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të këqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.”, shprehet ministrja e Ramës.

"Fasada që ra me një plumb", kërkesa që

Mirëpo KLGJ ka nxjerr zbuluar këtë fasadë që vetëm po u merr jetën shtetasve shqiptarë, teksa  shprehet se i ka shkruar dy letra Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për shtimin e numrit të policëve në sallat e gjyqit.

KLGJ ka bërë të ditur edhe një vendim të qeverisë të vitit 2010, në kohën kur ekzekutivi drejtohej nga Sali Berisha.

Këshilli i Ministrave në atë kohë vendosi që të gjitha gjykatat në vend të ruhen me forca policie për të garantuar rendin dhe qetësinë brenda sallave të gjyqit.

Ndërkohë, pas ndryshimeve të këtij vendimi, KLGJ ngriti alarmin për mungesën e sigurisë në gjykata, dhe në vitin 2023 i dërgoi një shkresë zyrtare Policisë, ku shprehej se vendosja e vetëm një polici në derën e jashtme të gjykatës nuk shërben për asgjë.

"Fasada që ra me një plumb", kërkesa që

“Nisur nga informacioni i ardhur nga gjykatat, Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës, i cili aktualisht qëndron në një prej hyrjeve të gjykatës, asaj ku hyn dhe del publiku dhe palët në procese. Ky punonjës nuk ofron asnjë shërbim në ambientet e brendshme të gjykatës dhe aq më pak në sallat ku zhvillohen proceset gjyqësore”.

"Fasada që ra me një plumb", kërkesa që

Ndërkohë, përgjigjja e Policisë së Shtetit ishte e prerë: nuk kemi policë për t’ju ruajtur.

“Aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor për sigurimin e këtyre objekteve.”

"Fasada që ra me një plumb", kërkesa që

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk ishte thjesht një akt i rëndë kriminal. Ishte një thirrje e dhimbshme që përplasi në fytyrë realitetin e zhveshur nga propaganda: drejtësia në Shqipëri nuk është më e sigurt as për ata që e zbatojnë.

Në një vend ku fasada e sigurisë mbahet me deklarata dhe jo me veprime, plumbat arrijnë deri në sallën e gjyqit aty ku duhej të sundonte ligji, jo frika./ N.F

Të fundit