Flash News

E SHPJEGUAR

‘Incidenca është rritur 5 herë’, pas Kosovës, RMV dhe Malit të Zi, a rrezikon edhe Shqipëria të hyjë në ‘zonën e kuqe’?

‘Incidenca është rritur 5 herë’, pas Kosovës,
Bashkimi Europian ka hequr dje 6 shtete nga lista e vendeve të sigurta ndaj Covid-19.

Mes këtyre vendeve është SHBA siç ishte paralajmëruar, si dhe tre vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Ky vendim u mor nga Këshilli i Bashkimit Evropian, duke argumentuar se shkalla aktuale e infeksioneve në këto shtet tejkalon pragun e rënë dakord prej 75 rastesh të reja për 100,000 banorë mbi 14 ditët e fundit.

Pavarësisht përhapjes së shpejtë të variantit Delta në të gjithë botën, një grup i vogël vendesh mbeten në listën e sigurt të BE -së: Shqipëria, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Kanadaja, Japonia, Jordania, Zelanda e Re, Katari, Moldavia , Arabia Saudite, Serbia, Singapori, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Ukraina.

Sa rrezikon Shqipëria të hyjë në ‘zonën e kuqe’?

Prej javësh edhe në vendin tonë janë vënë re rritje shqetësuese të shifrave të Covid-19, shoqëruar edhe me fatalitete.

Vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 1054 raste të reja dhe tre viktima.

Pak ditë më parë, duke folur për situatën epidemiologjike, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se incidenca dy javore është rritur me 5 herë, pra 202 raste të reja për 100 mijë banorë e krahasuar kjo me me 38 raste të reja për 100 mijë banorë në dy javëshin pararendës.

Numri total i rasteve aktive në vend është rritur, nga 5573 në 5792 që çon në rritje të incidencës dy javore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara. Incidenca dy javore është 202 raste të reja për 100 mijë banorë e krahasuar kjo me me 38 raste të reja për 100 mijë banorë në dy javëshin pararendës. Përsa i përket pozitivitetit të mostrës ai mbetet në shifrën 7.8 %. Ato me incidencën më të lartë janë Saranda, Himara, Malësi e Madhe, ndërsa për bashkitë e mëdha, Shkodra, Tirana dhe Vlora”, tha Fico.

Me këtë shifer, Shqipëria rrezikon seriozisht ‘vendin e sigurt’ të BE, pasi tashmë nuk përmbush pragun më pak se 75 raste të reja në ditë për 100,000 njerëz gjatë 14 ditëve të mëparshme, ndërsa shifrat rriten dita ditës. 

Apeli i DASH: Shqipëria në nivelin 3 të riskut

Departamenti i Shtetit ka drejtuar një apel për qytetarët amerikanë në Shqipëri në 24 gusht. Në këtë apel ndër të tjera, qytetarët amerikanë informohen lidhur me situatën e Covid në Shqipëri duke e cilësuar vendin tonë në nivelin 3 të riskut.

“Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë lëshuar një Njoftim Shëndeti të Nivelit 3 të Udhëtimit për Shqipërinë për shkak të COVID-19, duke treguar një nivel të lartë të COVID-19 në vend. Rreziku juaj për të kontraktuar COVID-19 dhe zhvillimin e simptomave të rënda mund të jetë më i ulët nëse jeni plotësisht të vaksinuar me një vaksinë të autorizuar nga FDA.

Para se të planifikoni ndonjë udhëtim ndërkombëtar, ju lutemi rishikoni rekomandimet specifike të CDC për udhëtarët plotësisht të vaksinuar dhe të pavaksinuar”, thuhej në njoftimin e DASH.

 

Të fundit