Flash News

E SHPJEGUAR

“Jam e opozitës”/ Udhëzonte Tabakun në komision, Desada Metaj shkel ligjin pak pasi u zgjodh anëtare e AMA-s

“Jam e opozitës”/ Udhëzonte Tabakun në komision,

Gazetarja Desada Metaj u vu këtë të martë në qendër të vëmendjes pasi bënte ndërmjetësen mes kësaj të fundit dhe gazetarëve të tjerë pro opozitës për ta këshilluar kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ne media qarkulluan mesazhet nga bisedat mes anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive dhe ish-këshilltares së Lulzim Bashës, Metaj me gazetarët Andi Bushati dhe Andi Tela, teksa kanë udhëzuar mbi pyetjet që duhet t’i drejtonte Tabaku kryebashkiakut.

Vetë Metaj ka reaguar, duke e pranuar se i përket opozitës dhe do të vazhdojë të jetë.

“Ermonela Felaj, përfaqësuese e PS-së në komisionin hetimor të inceneratorëve ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë komision meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji.

Pra këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve, që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ime pa të drejtë fjale, duket që i kanë punët në vijë.

Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Nëse shqetësohen dhe për kaq mund të kërkojnë largimin. Votat i kanë. Ama përgjegjësisë për korrupsionin nuk i shpëtojnë dot! Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë”, shkruan Metaj në rrjetet sociale.

Por, pak javë më parë, Desada Metaj u zgjodh me bashkimin e votave PS-PD në Kuvend si anëtarja më e re e AMA-s, bashkë me Joana Allushi, Aurela Bicja, Jetmir Halilaj, Gjergj Hamiti dhe Besjan Zogaj.

Me mesazhet e publikuar sot në media, Metaj ka shkelur hapur ligjin për “Mediat audiovizive” dhe të Kodit të Sjelljes të AMA-s, ndonëse prej dy vitesh punon si këshilltare për median dhe komunikimin pranë kryetarit të PD, Lulzim Basha.

“Funksionarët e AMA gjatë ushtrimit të detyrës, nuk mund të jenë anëtarë të partive, organizata politike apo të kryejnë funksione publike që konsiderohen si të papajtueshme me detyrën nga legjislacioni në fuqi për median audiovizive”, thuhet ndër pikat e  Kodit të Sjelljes.

Edhe sipas nenit 7 të ligjit për mediat audiovizuale, anëtarë të AMA-s janë të ndaluar të shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre dhe se ata nuk duhet të influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.

Referuar ligjit, Metaj rrezikon edhe shkarkimin si anëtare e AMA-s.

“Jam e opozitës”/ Udhëzonte Tabakun në komision,“Jam e opozitës”/ Udhëzonte Tabakun në komision,

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit