Flash News

E SHPJEGUAR

Kallëzimi i zyrtares së PD vuri në lëvizje Prokurorinë, pse po hetohen Belinda Balluku dhe Ceno Klosi?

Kallëzimi i zyrtares së PD vuri në lëvizje Prokurorinë,

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar një tjetër procedim procedim ndaj Belinda Ballukut dhe ish kreut të Tatimeve, Ceno Klosit.

Procedimi ka nisur pas kallëzimit penal të depozituar nga kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, e cila ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj një grupi personash, mes të cilëve zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, për shkelje të rënda në tendera dhe përfitime milionëshe nga projekte publike.

Për çfarë hetimi bëhet fjalë: 

Në kallëzimin e depoztuar në shtator 2025, Kalaja ka publikuar emrat e kompanive dhe administratorët e tyre, të cilët kanë lidhje familjare me Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin dhe  sipas saj janë përfitues të tenderave dhe projekteve me vlerë miliona euro.

Në kallëzim, ajo thekson se grupi drejtohet nga Belinda Balluku dhe, së bashku me Ceno Klosin dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm dhe ka shpërdoruar detyrën për përfitim personal.

Kalaja i kërkon SPAK-ut dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, të kryejnë një hetim të paanshëm dhe të drejtpërdrejtë për zbardhjen e plotë të veprave kriminale të kallëzuara, duke çuar përpara gjyqësorit të gjithë personat përgjegjës, pavarësisht pozicionit që mbajnë.

Zyrtarja e PD i kërkon SPAK nisjen e hetimeve për personat : 

– Ceno Klosi, Deputet (ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deri në marjen e kësaj detyre).

– Genti Klosi, vëllai i zv/Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Mirel Mjekra, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.

– Sara Korreshi e datëlindjes 1997, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.

– Maria Mino e cila në vitin 2021 ka qenë e punesuar si menaxhere lokali pranë kompanisë “T.O.V 2019” sh.p.k, sot:
Administratore e shoqërisë “ORHER” sh.p.k;
Administratore e shoqërisë “ART 2023” sh.p.k;
“MARIA MINO”, Person Fizik.

– Taulant Hoxha, themelues i kompanisë “SEAN” sh.p.k, me NUIS M11829504Q.

– Oliver Ushina, Administrator i i kompanisë “SEAN” sh.p.k.

– Aulona Gaxhenji, ortake e shoqërisë “ORHER” sh.p.k.

– Julian Dhima, themelues i Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.

– Ernola Zenunllari, administratore e Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.

– Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.

– Antigoni Çobo, aksionere e kompanisë “TEA CO” sh.p.k.

– Teuta Rista, bashkëshortja e  Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.

 Kallëzimi i zyrtares së PD vuri në lëvizje Prokurorinë,Kallëzimi i zyrtares së PD vuri në lëvizje Prokurorinë,Kallëzimi i zyrtares së PD vuri në lëvizje Prokurorinë,Kallëzimi i zyrtares së PD vuri në lëvizje Prokurorinë,

Të fundit