Flash News

E SHPJEGUAR

Komandanti që bllokonte Kuvendin në favor të qeverisë, tani kërkon Bashkinë e Tepelenës

Komandanti që bllokonte Kuvendin në favor të qeverisë, tani
Sako në oborrin e Kuvendit i shoqëruar nga socialisti Taulant Balla

Në 9 nëntor, ditë kur pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, Partia Socialiste ka vendosur të kandidojë në Tepelenë me Gramoz Sakon.

Komandanti që bllokonte Kuvendin në favor të qeverisë, tani

Mirëpo, kandidatura e Gramoz Sakos për Bashkinë e Tepelenës ka ndezur diskutime të forta në skenën politike.

Kjo për faktin se Sako njihet si një nga figurat që për vite ka qenë në vijën e parë të mbrojtjes së institucioneve qeveritare, shpesh në situata tensioni me opozitën.

Komandanti që bllokonte Kuvendin në favor të qeverisë, tani
Një episod i përplasjes së opozitës me gardistët në përpjekje për të hyrë në Kuvend

Siç duket edhe nga fotot, emri i tij është lidhur me ngjarje të shumta ku Garda është përfshirë në përballje me protestues apo me opozitën, përfshirë edhe episodet kur trupat e Gardës kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit për të penguar deputetët e opozitës të futen brenda Kuvendit. 

Tashmë, pas disa vitesh në këtë post, Sako kërkon të hyjë në politikë, por, zgjedhjet e nëntorit do të tregojnë nëse qytetarët e Tepelenës do të votojnë për “oficerin që zbatonte urdhra”, apo do të kërkojnë një figurë që përfaqëson më mirë qytetarin e lirë.

Të fundit