Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Kuti vere me euro, duplex dhe vila: Si “u shpërbë” pasuria e Mirlinda Karçanajt?

Në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”, Prokuroria e Posaçme sekuestroi të paktën 52 pasuri të përllogaritura me një vlerë prej 40 milionë eurosh. Pasuritë, ku përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione, i përkasin personave nën hetim të dosjes “AKSHI”, mes tyre edhe ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj.
Ndaj Karçanajt, SPAK ka kryer sekuestron e një apartamenti me vendndodhje në rrugën e “Kavajës” me sipërfaqe 73.5 m2, një apartament në rrugën “Dervish Hima”, një apartamenti në Qerret, një mjeti tip “Volkswagen” dhe disa llogari bankare.
Ish-drejtoresha, së cilës Rama i qau hallin se jetonte në shtëpi me qira, dyshohet se i ka përfituar këto pasuri përmes rryshfetit.
“Lidhur me të ardhurat e paligjshme të përfituara në formë korruptive nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, ekzistojnë dyshime të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra tjetrën, bëjnë të besohet fakti se ajo vlerën prej 200 mijë euro në mënyrë indirekte nga shtetasja Arjola Koromani, (nëpërmjet shtetasit Daniel Shima) në disa raste ka marrë “kuti vere” të mbushura me kartmonedha euro të prerjeve 100, 200 dhe 500, si dhe ka përfituar nga persona të tjetra lidhur me shtetasin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ku përmendim blerjen e tri pasurive të paluajtshme, dy në Tiranë, dy në Qerret”, thuhet në dosjen e SPAK.
Pasuria e parë – Apartamenti në “Dervish Hima”
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 publikoi dëshminë e shoferit të Mirlinda Karçanajt dhënë në SPAK, ku ai tregon sesi kuptoi se banesa ku e merrte çdo ditë ishte në fakt e shefes së tij.
Bëhet fjalë për një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, ku sipas SPAK, shtetasi Genci Osmënaj ia ka shitur këtë pasuri kompanisë F.B Co.
Apartamenti ka sipërfaqe 203.3 metra katrorë dhe është blerë në vlerën 370 mijë euro. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karçanaj, e cila ka nënshkruar kontratë qiraje me shoqërinë F.B Co në shkurt të vitit 2025.
Sipas dëshmisë së Florjan Bylykut, shoferit të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Karçanaj kishte ndryshuar disa herë vendbanim dhe në fund kishte kaluar në banesën pranë “Air Albania”. Ai thotë se që në fund të dhjetorit 2024 i ishte kërkuar të dërgonte rrobat në banesën e re, ndërsa në janar 2025 kishte nisur ta merrte rregullisht nga aty.
SPAK vlerëson se Karçanaj e ka poseduar efektivisht këtë apartament përpara nënshkrimit të kontratës së qirasë, duke e cilësuar këtë të fundit si fiktive, me qëllim fshehjen e përdorimit real të pasurisë.
Pasuria e dytë – Apartamenti në rrugën e Kavajës
Sipas SPAK, Mirlinda Karçanaj rezulton e lidhur edhe me një apartament në rrugën e Kavajës në Tiranë.
Hetimet tregojnë se apartamenti është blerë fillimisht në vitin 2017 nga Rafael Bistri për 78.380 euro nga shtetasi Bledar Likaj. Në të njëjtën datë, ai ka lidhur dy kontrata huaje me shoqëritë “Forensic Lab” dhe “Fast Tech” të Andis Papës, në vlerën totale 80 mijë euro.
Në vitin 2018, apartamenti i është shitur motrës së Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i AKSHI-t. Më pas, në vitin 2019, ajo ia ka shitur nënës së Mirlinda Karçanajt për 50 mijë euro, rreth 3 milionë lekë më lirë se çmimi fillestar.
SPAK thotë se vlera reale e transaksionit është rreth 60 mijë euro, ndërsa 80 mijë eurot janë paguar cash nga Karçanaj, me të ardhura që dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminal.
Rafael Bistri, i pyetur nga SPAK, ka deklaruar se nuk mbante mend detaje të kontratave, ndërsa ka pranuar se ka dëgjuar emrat e përfshirë në takime ku ka qenë edhe Ermal Beqiri.
Pasuria e tretë – Duplex-i në Qerret
SPAK thotë se Mirlinda Karçanaj është pronare faktike e një apartamenti duplex në Qerret të Kavajës.
Sipas hetimeve, pasuria është blerë në vitin 2023 nga Ram Basha, ndërsa palë shitëse ka qenë Enxhiana Alimeta, punonjëse e kompanisë “SOFT & Solution” të Ermal Beqirit.
Ram Basha ka deklaruar se ka marrë hua paratë dhe se nuk ka pasur njohje me shitësin, duke shtuar se nuk ka qenë asnjëherë në Durrës apo Qerret.
Megjithatë, shoferi i Karçanajt ka deklaruar se ajo ka banuar në këtë apartament deri në vitin 2025 dhe se ai ka kryer edhe pagesa për administrimin e tij.
SPAK vlerëson se kjo pasuri është produkt i veprës penale të korrupsionit, e lidhur me veprimet e Karçanajt si drejtuese e AKSHI-t, në kuadër të një skeme më të gjerë hetimore që përfshin biznesmenët në arrati Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Dëshmia e Migena Schroeder: Ke hyrë në një pishinë peshkaqenësh
Migena Schroeder, biznesmenia shqiptaro-gjermane, është një nga dëshmitaret kyçe të SPAK për zbardhjen e veprimtarisë së grupit kriminal që vepronte brenda AKSHI-t, të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Në dëshminë e saj, ajo tregon se për procedurën e prokurimit “SmartLab2”, kur Ermal Beqiri nuk rezultonte fitues, dhe kishte mosdakordësi me E.J dhe kompaninë fituese A, Mirlinda Karçanaj i ka kërkuar të takohej me Ermal Beqirin në hotel “Rogner” për sqarime.
Sipas saj, në këtë takim me Beqirin i është thënë se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh”, si paralajmërim dhe presion. Më pas, ajo thotë se është përballur me kërcënime të tjera indirekte nga persona të afërt, të cilët i kanë thënë të tregojë kujdes me AKSHI-n.
Schroeder deklaron se kjo klimë presioni dhe kërcënimesh e ka detyruar të realizojë fiktivisht marrjen e shumës 2.530.000 euro në llogarinë e shoqërisë së saj nga Albasena sh.p.k., fonde të Buxhetit të Shtetit përmes AKSHI-t, dhe kalimin e saj tek EA Solution sh.p.k. e Ergys Agasit, pa marrëdhënie reale juridike apo shkak ligjor. Sipas saj, kjo përbën gjobëdhënie për shkak të presionit dhe shantazhit.
Gjykata e Apelit të Posaçëm, në vendimin për masat e sigurisë, thekson se ekzistojnë prova për presion dhe kërcënime ndaj Migena Schroeder, duke përfshirë përdorim të dhunës psikologjike përmes shantazhit ndaj operatorëve ekonomikë.
Dëshmia e Daniel Shimës: Paracaktim fituesish dhe punësime fiktive në AKSHI
Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, ka deklaruar para SPAK se procedurat e rekrutimit dhe tenderat brenda institucionit ishin fiktive dhe të paracaktuara nga Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiri.
Sipas tij, emrat e punonjësve vendoseshin paraprakisht nga Karçanaj dhe Beqiri, ndërsa procedurat formale shërbenin vetëm për të krijuar pamje ligjore. Ai shpjegon se qëllimi ishte punësimi i personave të lidhur me Beqirin, për të favorizuar interesat e tij në tendera.
Lidhur me procedurat e prokurimit, Shima thotë se Karçanaj i ka bërë me dije se Ermal Beqiri do të merrte pjesë dhe do të shpallej fitues në disa procedura, duke orientuar garën paraprakisht. Ai shton se kompanitë “Fastech”, “Soft & Solution” dhe “Horizon” futeshin në gara në mënyrë fiktive, disa prej tyre me oferta më të larta, për të simuluar konkurrencë reale.
Sipas tij, edhe në procedurën për përmirësimin e sistemit të AKSHI-t, Karçanaj kishte orientuar fituesin, ndërsa Beqiri kishte kontakt të drejtpërdrejtë me të në zyrat e AKSHI-t, ku diskutoheshin paraprakisht rezultatet e tenderave.
Dëshmia e punonjëses së Ermal Beqirit
Sipas hetimeve të SPAK, Enxhiana Alimeta, punonjëse e firmës së lidhur me Ermal Beqirin, rezulton të ketë blerë një apartament me vlerë rreth 160 mijë euro nga shtetasi B.F., pavarësisht se nuk kishte mundësi financiare për një pagesë të tillë. Hetimet tregojnë se fondet për këtë blerje dyshohet se janë siguruar nga administratorja e “Soft & Solution”, Arjola Koromani, e cila i ka vendosur përpara disa dokumente që Alimeta i ka nënshkruar.
SPAK thekson se ky mekanizëm është hasur edhe në raste të tjera me punonjës të kompanive të Ermal Beqirit, duke ngritur dyshime për një skemë të përsëritur financimi dhe formalizimi kontratash. Po ashtu, konstatohet se dokumentacioni i lidhur me kontratat paraqet parregullsi, përfshirë mospërputhje në aktet noteriale të regjistruara.
Nga hetimet rezulton gjithashtu se Enxhiana Alimeta nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për blerjen e pasurisë dhe se pagesat dyshohet të jenë realizuar përmes huave të ndërmjetme nga struktura të lidhura me “Soft & Solution”, duke ndjekur të njëjtin model si në raste të tjera të analizuara nga SPAK.
Në dëshminë e saj, Alimeta ka deklaruar se dokumentet i ka firmosur në mirëbesim, pasi i ishte thënë se bëhej fjalë për një banesë që do të përdorej për punën e tyre, duke përmendur se kishte dëgjuar Ermal Beqirin të fliste për sigurimin e një shtëpie për stafin. Ajo thotë se nënshkrimi i dokumenteve nuk i është dukur problematik në atë moment, pasi ka menduar se lidhej me këtë premtim.
Ndërkohë, në të njëjtën dosje, SPAK përmend edhe një tjetër pasuri që dyshohet se lidhet me Mirlinda Karçanajn, një apartament duplex në Qerret të Kavajës, i regjistruar në emër të shtetasit Ram Basha, duke e përfshirë këtë në kuadrin e hetimeve për skema të mundshme të ngjashme financimi dhe posedimi indirekt të pasurive.
“Përsa i përket blerjes së kësaj prone nga shtetasja Enxhiana Alimeta, ajo deklaroi se: “…Në vitin 2019, shtetasja Arjola Koromani, më ka thirrur në zyrën e saj dhe më ka treguar disa dokumenta dhe më tha që duhet të firmoseshin nga ana ime. Unë e lexova kontratën, e pashë që ishte një kontratë për blerjen e një pasurie të paluajtshme dhe e nënshkrova. Di që aty kanë qenë disa faqe që kam firmosur faqe më faqe por nuk mbaj mend se çfarë aktesh të tjera janë përveç saj, por kontratën e mbaj mend. Dua të shtoj këtu se këtë veprim e kam kryer në mirëbesim sepse kam dëgjuar Ermal Beqirin të thoshte se mund të na merrte ndonjë shtëpi për punën që bënim aty dhe unë realisht mendova dhe se mos nënshkrimi i këtyre letrave kishin të bënin me këtë gjë. Të paktën këtë ide kisha krijuar”, thekson ajo./ Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31