Flash News
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po godasin bizneset në Shqipëri
Nga çeku i lindjes te pagesa mujore. Pse skema e re mbeti pezull?

Esmeralda Hida
Premtimi për transformimin e “çekut të bebes” si një mbështetje mujore për familjet e reja u paraqit si një hap i madh drejt politikave sociale dhe nxitjes së lindshmërisë.
Ideja për të kaluar nga një pagesë e vetme në maternitet drejt një skeme mujore për fëmijët nga 0–5 vjeç u perceptua si një reformë me ndikim afatgjatë në financat familjare. Por, disa muaj pas deklaratave publike, realiteti duket se mbetet larg pritshmërive.
“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve nga 0-5 vjeç”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.
Sot, në shkurt 2026, skema e re mbetet ende thjeshtë një deklaratë. Përtej diskutimeve publike dhe shifrave të përfolura, nuk ka ende një vendim të formalizuar apo një plan të qartë zbatimi.
Në një kohë kur kostot e jetesës vijojnë të rriten dhe lindshmëria po bie në mënyrë të vazhdueshme, çështja e mbështetjes financiare për familjet e reja merr një rëndësi edhe më të madhe sociale dhe ekonomike.
Politiko.al ka analizuar se çfarë ka ndodhur realisht me premtimin për bonusin e lindjeve, çfarë thonë ekspertët për ndikimin e mundshëm të një skeme të tillë në buxhetin e shtetit dhe në financat e familjeve, si dhe pse, pavarësisht deklaratave optimiste, zbatimi i saj duket ende i largët.
Sipas deklarimeve publike, skema e re do të parashikonte një mbështetje mujore sipas rendit të lindjes së fëmijës, e vlefshme për një periudhë pesëvjeçare.
Konkretisht, është folur për 5 000 lekë në muaj për fëmijën e parë (60 000 lekë në vit), 7 000 lekë në muaj për fëmijën e dytë (84 000 lekë në vit) dhe 10 000 lekë në muaj për fëmijën e tretë dhe çdo fëmijë pasues (120 000 lekë në vit).
-Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)
-Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)
-Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit).
Çfarë thotë ekspertja
Pikërisht familjet e reja, që u konsideruan përfituese direkte të kësaj skeme, janë sot më të paqarta.
Pyetjet dhe shqetësimet e tyre janë të shumta, çka na shtyu të kërkojmë një vlerësim profesional mbi situatën. Për këtë arsye, kemi komunikuar me eksperten e ekonomisë Romina Radonshiqi, për të sjellë një analizë më të thelluar mbi ndikimin real të kësaj nisme.
E pyetur nga Politiko.al, Radonshiqi thekson se aktualisht shpenzimet mujore për përkujdesjen e një fëmije deri në moshën 5 vjeç mund të arrijnë deri në 30 000 lekë, në varësi të kushteve dhe nevojave specifike.
Sipas saj, në një kontekst ku kostoja e jetesës në Shqipëri vijon të jetë e lartë, një mbështetje financiare në nivelet e përmendura nga qeveria do të kishte ndikim të kufizuar në përballimin real të shpenzimeve të familjeve.
"Planifikimi për lindjen e fëmijëve shoqërohet me shumë shpenzime. Këtu përfshihen shpenzimet për kontrolle mjekësore, si edhe për një ushqyerje të shëndetshme të nënës gjatë shtatzënisë. Ardhja e një fëmije rrit ndjeshëm shpenzimet familjare. Shpenzimet mujore për përkujdesjen e fëmijës arrijnë mesatarisht nga 20.000 deri në 30.000 lekë, pasi kjo shumë varion në varësi të faktit nëse nëna e ushqen fëmijën me gji apo me qumësht formule.
Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, ku kostoja e jetesës është tepër e lartë dhe kostoja e rritjes së fëmijëve është gjithashtu shumë e madhe, madje në disa raste më e lartë se në vendet e Bashkimit Europian, bonusi i lindjes nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur shpenzimet e nevojshme për rritjen e një fëmije. Skema e bonuseve e përdorur deri më sot nuk përbën gjë tjetër veçse një ndihmë të përkohshme, e cila jepet në një moment të vetëm dhe nuk ka ndikim afatgjatë në përballimin e kostove reale të prindërimit”, shprehet ajo.
Pse nuk është vënë në zbatim
Sipas Radonshiqit, një skemë e tillë kërkon planifikim të detajuar financiar dhe analizë të qartë të efekteve që do të sillte në raport me skemën aktuale.
Çdo ndryshim i kësaj natyre duhet të shoqërohet me përllogaritje të sakta buxhetore, në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëria e saj në kohë dhe të shmangen zhgënjimet në rast mosrealizimi.
“Skema e re nuk ka nisur ende, pasi qeveria duhet të llogarisë fondet që do t’i nevojiten çdo vit, me qëllim që të mos krijohen pakënaqësi në rast se premtimi nuk realizohet. E parë nga këndvështrimi i një ekonomisti, kjo skemë do të përbëjë një barrë për buxhetin e shtetit, por njëkohësisht do të krijojë lehtësi në financat e familjeve dhe do të nxisë lindshmërinë, e cila përbën një problem real të kësaj dekade në Shqipëri", shton ajo.
Ekspertja shton se vende të rajonit dhe të Bashkimit Europian prej vitesh zbatojnë politika të ngjashme për nxitjen e lindshmërisë, por ato shoqërohen me paketa të plota mbështetëse, përfshirë politika strehimi, lehtësira fiskale dhe shërbime sociale cilësore.
Sipas saj, vetëm një pagesë mujore nuk mjafton për të ndryshuar realisht vendimmarrjen e çifteve të reja, nëse ajo nuk shoqërohet me masa të tjera strukturore.
Prindërit: 5 000 lekë nuk mbulojnë as muajin e parë
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, nga 1.8 miliardë lekë të planifikuara për bonusin e lindjeve, u shpërndanë vetëm 1.2 miliardë lekë. Kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me rënien e numrit të lindjeve.
Ndërkohë, vetë prindërit shprehen skeptikë për efektin real të skemës së re. Një nënë e re, A. Cibuku, e cila është bërë prind pak muaj më parë, tregon se as bonusi aktual dhe as skema e përfolur nuk përbëjnë një mbështetje reale për familjet e reja me të ardhura mesatare.
Sipas saj, shpenzimet mujore për një fëmijë arrijnë minimalisht 20 000 lekë, pa përfshirë blerjet fillestare si karroca, krevati apo pajisje të tjera të domosdoshme.
“Bonusi nuk mund te jetë kurrsesi një shtyse për të sjell në jete një fëmijë sepse nuk mbulon dot as shpenzimet e muajit të parë të fëmijës. Është një shumë simbolikë por jo një politikë mbështetëse për familjet e reja. Shpenzimet për një fëmije mujore pa llogaritur blerjet fillestare të fëmijët si karroca, krevati etj, shkojnë minimalisht 20 mijë leke te reja në muaj. Bonusi mujor prej 10 mije lekësh e bën një diference për shume familje është një mbështetje por e pamjaftueshme duke llogaritur shpenzimet e tjera që kanë familjet e reja si qiraja etj.
Pra, çeku i bebit prej 50 mije lekësh te reja është një shpenzim momental në muajin e parë të lindjes se bebit ku kërkon dhe shume shpenzime dhe aq mbulon është një shpërblim i momentit dhe jo politike mbështetëse, e përsëris.”, tregoi ajo për Politiko.al, ndërsa theksoi që edhe në muajt para lindjes, një familje duhet të shpenzojë deri në 4 mije euro, pasi shpesh detyrohen të drejtohen në spitale private, duke qenë se në ato publike ose nuk kanë besim, ose nuk marrin shërbimin që kanë nevojë.
Lindshmëria në rënie të vazhdueshme
Të dhënat e publikuara nga INSTAT më 10 shkurt tregojnë një trend të qartë rënës të lindjeve në vend.
Nga 27 211 lindje në vitin 2021, numri ka rënë në 21 425 në vitin 2025. Në vetëm katër vite, janë regjistruar 5 786 lindje më pak, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 rënia ishte 1 885 lindje krahasuar me një vit më parë.
Dy faktorë kryesorë ndikojnë në këtë fenomen: ulja e numrit mesatar të fëmijëve që një grua sjell në jetë gjatë jetës së saj dhe emigracioni i lartë i të rinjve, të cilët përbëjnë grupmoshën më riprodhuese të popullsisë.
Statistikat tregojnë se politikat e deritanishme kanë pasur ndikim të kufizuar në ndryshimin e këtij trendi. Për këtë arsye, çdo masë e re mbështetëse duhet të jetë e qartë, e zbatueshme dhe e garantuar financiarisht në kohë, në mënyrë që të mos mbetet thjesht një premtim elektoral.
Në fund, realiteti flet vetë: pa politika të integruara dhe afatgjata, që përfshijnë mbështetje financiare reale, politika strehimi dhe siguri ekonomike, rënia e lindshmërisë pritet të vijojë. /Politiko.al/
Të fundit
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00
Norvegjia siguron fazën e 1/16-ve të Botërorit
23 Qershor 2026, 11:24
Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar
23 Qershor 2026, 11:01
Protestuesi i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktima e halleve të mia, je autori i tyre!
23 Qershor 2026, 10:29
Tre mashtrimet online që po u marrin miliona njerëzve
23 Qershor 2026, 10:20
Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE
23 Qershor 2026, 10:09
Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar pamjen
23 Qershor 2026, 09:57
Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!
23 Qershor 2026, 09:48
DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve
23 Qershor 2026, 09:29
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e 8 drejtuesve të rinj
23 Qershor 2026, 09:20
Këmbimi valutor 23 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
23 Qershor 2026, 09:08
Vance: Është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
23 Qershor 2026, 09:06
Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 Qershor 2026, 08:22
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të martë
23 Qershor 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2026, 07:43
Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë: Edi Rama ka mbaru!
22 Qershor 2026, 22:42
Kompania e Kushner kundërshton Ramën për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë
22 Qershor 2026, 22:20
Bushati: Kur dy rrugët demokratike mbyllen, mbetet vetëm rruga e forcës
22 Qershor 2026, 21:59
Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë dorëheqjen e Edi Ramës
22 Qershor 2026, 21:40
Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
22 Qershor 2026, 21:21
23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë dy deputetet e Ramës: Po ndihemi të fyer
22 Qershor 2026, 20:55
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
22 Qershor 2026, 20:34
Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë
22 Qershor 2026, 19:53
Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë
22 Qershor 2026, 19:25
Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe luan “pesë gurë” në Kirgistan
22 Qershor 2026, 19:08
Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte
22 Qershor 2026, 18:48
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
22 Qershor 2026, 18:28
Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha
22 Qershor 2026, 18:08
DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?
22 Qershor 2026, 17:49
Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë “mbretin” e pasimeve nën presion
22 Qershor 2026, 17:24
Këlliçi akuzon Ballën: Po kërkon të organizojë kundërprotestë për të zbehur reagimin qytetar
22 Qershor 2026, 16:48
Ndahet nga jeta arkitekti i ekonomisë moderne amerikane
22 Qershor 2026, 16:37
Gjermania humbet mbrojtësin, lojtari mbyll Botërorin para kohe
22 Qershor 2026, 16:29
Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis
22 Qershor 2026, 16:08
Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion
22 Qershor 2026, 16:02
Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO
22 Qershor 2026, 15:48
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë
22 Qershor 2026, 15:44
U kap mat me një automjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
22 Qershor 2026, 15:31
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë
22 Qershor 2026, 15:02
Kush janë 3 legjendat që kanë luajtur në 6 Kupa Bote?
22 Qershor 2026, 14:47
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri
22 Qershor 2026, 14:37
Burri plagos me thikë bashkëshorten, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë
22 Qershor 2026, 14:27
Kaos në Durrës, i shpalluri në kërkim përplas 5 makina gjatë arratisjes nga policia
22 Qershor 2026, 14:05
Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve
22 Qershor 2026, 13:56
Pse futbollistët po zgjedhin këpucët rozë? Trendi që po dominon Botërorin 2026
22 Qershor 2026, 13:46