Flash News
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa
"Nuk e di, s'më kujtohet", deklaratat e dëshmitarit 'pa memorie'; çfarë tha Balla për 4 orë në GJKKO?

Çfarë ndodhi sot?
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua një seancë e tensionuar për dosjen “Partizani”, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u paraqit si kallëzues dhe dëshmitar.
Seanca u dominua nga pyetje të përsëritura dhe ndërhyrje të trupit gjykues, me fokus në mënyrën se si janë siguruar provat dhe baza e kallëzimit.
Konteksti
Balla është kallëzues në dosjen ku janë të përfshirë Jamarbër Malltezi dhe kreu i PD Sali Berisha, për privatizimin dhe zhvillimin e kompleksit “Partizani”.
Ai pretendon se bëhet fjalë për një proces me elemente korrupsioni, favorizimi dhe pasurimi të paligjshëm, ndërsa mbrojtja e kundërshton duke kërkuar prova konkrete dhe dokumentacion.
Dyzimi i Ballës në dëshmi
Gjatë seancës u vu re një kontrast i përsëritur në përgjigjet e tij: nga njëra anë ai theksonte se kallëzimi bazohej në materiale dhe dokumente të mbledhura prej tij, ndërsa nga ana tjetër shpesh deklaronte mungesë kujtese ose pasiguri për detaje konkrete.
“Nuk më kujtohet, është 6 vite më parë, ndoshta po,” u shpreh Balla kur u pyet për një shkresë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në disa raste ai deklaroi gjithashtu se “s’e mbante mend” mënyrën e depozitimit të dokumenteve apo përmbajtjen e tyre, duke shtuar se duhej t’i verifikonte në kallëzim.
Në lidhje me dorëzimin e kallëzimit, Balla tha fillimisht se ishte dorëzuar dorazi në prokurori, ndërsa më pas shtoi se mund të ishte depozituar nga punonjës të Kuvendit.
Pyetje mbi dokumentet dhe bazën ligjore
Mbrojtja vijoi me pyetje të detajuara mbi ekzistencën e dokumenteve për shpronësime, marrëveshje shtetërore dhe vlerësimin e pronës. Balla deklaroi se një pjesë e referimeve i kishte marrë nga burime publike dhe se, sipas tij, prona ishte shpronësuar.
Ai shtoi se vlera e privatizimit i dukej qesharake, duke vlerësuar se mund të ishte “ndoshta 10 herë më e lartë”, duke shtuar se nuk ishte ekspert i vlerësimeve ekonomike.
Klodian Skënderaj: Thatë se e kam bërë kallëzimin si deputet dhe shtetas. Në dijeni tuaj kallëzimin që keni nënshkruar, e keni bazuar në dokumentacion mbështetës? Keni bashkëngjitur dokument?
Balla: Ç’kam pasur në dispozicion, e kam bashkëngjitur.
Skënderaj: Si i keni siguruar?
Balla: Një pjesë në rrugë zyrtare një pjesë nga qytetarët. Tri janë burimet, media, qytetarët, linja e posaçme e deputetit përmes shkresave.
Skënderaj: Si deputet ju ka ardhur ndonjë shkresë ju ka ardhur shkresë nga MM që ia keni bashkëngjitur kallëzimit? Kjo është shkresa?
Balla: Nuk më kujtohet, është 6 vite më parë, ndoshta po!
Skënderaj: Si u depozitua në prokurori kallëzimi?
Balla: Me sa mbaj mend është depozituar dorazi.
...
Mëngjesi: Na refero disa fakte që ke hetuar vetë, apo i ke parë nga dokumentacioni?
Balla: S’kemi të bëjmë me rast tipik të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një pronë të Ministrisë së Mbrotjes që privarizohet, kthehet prona, krijohet kompani, ndërtohet…. Faktet janë në nenet e Kodit Penal, mbi të cilat mbështetet arsyetimi im.
Mëngjesi: Një fakt a dokument, ku e bazon korrupsionin?
Balla: E mendoj kështu!
Ndërhyrjet e gjykatës
Gjatë seancës, trupi gjykues ndërhyri disa herë për të ruajtur rendin procedural, duke i kujtuar dëshmitarit rolin e tij në proces.
“Mbani vendin tuaj, jeni thjesht dëshmitar. Nuk lejohen komentet,” u shpreh gjykata në një moment të seancës.
Skënderaj: Mbani mend që jeni shprehur se pronarët janë kompensuar nga Italia fashiste dhe se kjo tokë është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane?
Balla: I qëndroj asaj që kam thënë në kallëzim!
Balla: Vazhdoni!
Elsa Ulliri: Ndaloni komentet, e vendos gjykata kur vazhdon ose jo.
Balla: Tregohuni e drejtë, edhe këta bënë tërë kohën komente.
Përballja Balla-Malltezi
Seanca është shoqëruar me një përballje të drejtpërdrejtë me Jamarbër Malltezin, i cili e ka vënë dëshmitarin përballë një sërë pyetjesh mbi mënyrën e sigurimit të provave dhe njohjen e dokumenteve të çështjes.
Malltezi e ka pyetur Ballën mbi bazën e provave, afatet e procedurave dhe njohjen e dokumenteve, duke e sfiduar disa herë për saktësinë e deklarimeve të tij. Por, Balla ka këmbëngulur se kallëzimi është bërë në interes publik dhe si pjesë e detyrës së tij si qytetar dhe përfaqësues politik.
Nga ana tjetër, Malltezi e ka vijuar ballafaqimin me pyetje të detajuara mbi kronologjinë e ngjarjeve dhe dokumentacionin, çka e ka vendosur Ballën dëshmitarin në vështirësi për sqarime të plota mbi disa elemente të dosjes.
Malltezi: Një pjese e këtyre të dhënave janë të dhëna personale? Si janë marrë provat?
Balla: U jam drejtuar institucioneve në lidhje me procedurat që janë ndjekur, një pjesë kanë qenë edhe nëpërmjet qytetarëve.
Malltezi: A e dini kush është “Laë Farm Firm”?
Balla: Mund ta kem përdorur për konsulencë ligjore.
Malltezi: E keni angazhuar ju Alket Hysenin?
Balla: Ka qenë deputet. Nuk e kam angazhuar si zyrë avokatie, por mund të jem konsultuar me të.
Malltezi: Deputeti mund të ushtrojë aktivitet privat? Alket Hyseni?
Balla: Nuk e di.
Malltezi: Nga kush iu dha akses studios “H&A Laë”?
Balla: Nuk e di.
...
Gjatë gjithë seancës, mbrojtja këmbënguli në kërkesën për dokumente konkrete dhe fakte të verifikueshme, ndërsa Balla u mbështet kryesisht në kombinim mes materialeve të depozituara, burimeve publike dhe dyshimeve të ngritura prej tij./ Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31