Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
“O me ne ose përballë nesh”, si u shndërrua përplasja Rama–Spiropali në një ultimatum politik

Çfarë ndodhi?
Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste një ditë më parë, është shoqëruar me tensione të forta mes kryeministrit Rama dhe ish-ministres Elisa Spiropali.
Kreu i socialistëve ka kërcënuar hapur Spiropalin pas reagimeve të saj në rrjete sociale dhe akuzave të hedhura ndaj Ramës. Ky i fundit është treguar i prerë me ish-ministren duke e paralajmëruar të mos bëjë më kritika në rrjete sociale, pasi në të kundërt do të sanksionohet me përjashtim nga grupi.
Konteksti
Kërcënimi i Ramës vjen pas përplasjeve që dyshja ka pasur pas shkarkimit të Spiropalit, nga posti i ministres së Jashtme dhe mungesës së saj në seancën kur mazhoranca rrëzoi në Kuvend kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut. Spiropali ka sulmuar Ramën me statuse në Facebook duke shprehur hapur pakënaqësitë, rezervat madje duke e akuzuar se e ka kthyer partinë në “drejtorokraci”.
Bojkoti i seancës për Ballukun në Kuvend
Në seancën e 12 Marsit, mazhoranca rrëzoi më 81 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhja nuk ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Reagimi i Ramës
I pyetur nga gazetarët për ‘bojkotin’ që i bënë tre socialistët, mes tyre edhe Spiropali, kryeministri ia adresoi detyrën për t’u shpjeguar Taulant Ballës.
“Për prezencën në votim, nuk merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit, është detyrë e tij që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.
Po më vonë, do të vërtetohej krejt e kundërta, pasi vetë Rama do të shprehte hapur pakënaqësinë dhe revoltën për bojkotin që Elisa Spiropali i bëri seancën për Ballukun.
Shkarkimi i Spiropalit
Rama njoftoi një valë shkarkimesh, ku mes tyre e goditura ishte edhe Elisa Spiropali. Kryeministri e shkarkoi Spiropalin nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme vetëm 8 muaj pas emërimit, duke e zëvendësuar me Ferit Hoxhën.
Reagimi i Spiropalit pas shkarkimit
Për herë të parë pas shkarkimit si ministre e Jashtme, Elisa Spiropali reagoi me një status në Facebook duke përcjellë mesazhe të koduara. Përmes një postimi të gjatë, Spiropali shprehej se kur funksionet mbyllen me një vendim, përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen sepse sipas saj politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë.
“Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën. Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm“, Spiropali një ditë pas shkarkimit nga posti i ministres.
Përplasja Rama-Spiropali në mbledhjen e grupit
Përplasja mes dyshes Rama-Spiropali u shënua në një mbledhje të grupit të PS me kabinetin qeveritar, ku fillimisht pati një tension mes ministres Erjona Ismailit dhe Elisa Spiropalit.
Kur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali, tashmë ish-ministre e këtij dikasteri ka nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.
Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Të Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time. Nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”. Përplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Ismaili. Në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashta”.
Reagimi i Spiropalit pas përplasjes
Pak ditë pas përplasjes së fortë me kryeministrin Rama në mbledhjen e grupit, erdhi edhe reagimi i Spiropalit. Përmes një postimi, ajo theksoi se heshtja nuk duhet interpretuar si mungesë reagimi, por si një zgjedhje për të reflektuar.
“Heshtja ime nuk është mungesë përgjigjeje, është një kufi mes asaj që duhet thënë dhe asaj që duhet kuptuar”, shkruan ajo.
Spiropali e cilësoi situatën jo thjesht si çështje personale, por si shenjë të një modeli që, sipas saj, po përhapet në politikë dhe shoqëri, ku “arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme”.
Madje, ajo shprehu hapur shqetësimin se meritokracia po zëvendësohet nga bindja dhe përshtatja, duke theksuar se “politika po zhvendoset nga konkurrenca e ideve drejt një strukture të mbyllur, ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen”.
“Fitorja nuk merret, ajo provohet. Meritohet kur njerëzit të besojnë nga bindja, jo nga frika”, përfundon Spiropali, duke lënë të kuptohet se reagimi i saj shkon përtej një përplasjeje individuale dhe reflekton mbi mënyrën si funksionon sistemi politik.
Goditje dhe akuza ndaj Ramës
Ish-ministrja reagoi sërish me një mesazh të gjatë kritik ndaj modelit qeverisës së Edi Ramës. Në reagimin e saj, Spiropali deklaroi se i ishte kërkuar të heshtte përballë sulmeve që i ishin adresuar (referuar përplasjeve me Ramës). Madje, Spiropali ngriti tonet edhe ndaj atyre që ajo i quajti “instrumente presioni” ose “zgjatime të vullnetit të pak njerëzve”.
Sipas saj, në administratë po shfaqet një model i bazuar në ndikime personale dhe jo në funksionim ligjor, duke e cilësuar këtë si një deformim gradual të sistemit që ka instaluar Rama.
“Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë”, shprehet ish-ministrja.
Ajo akuzoi indirekt Ramën se e ka shndërruar PS-në në një model qeverisës ku gjithçka orientohet nga duart e tij.
“Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie”, shkruan Spiropali.
Kërcënimet e Ramës
Mbledhja e grupit parlamentar të PS një ditë më parë, e zhvilluar me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave dhe me pjesëmarrjen e ministrave, ishte finalizimi me kërcënime i një përplasjeje të fortë që ka trazuar klimën brenda PS-së.
Rama kërcënoi hapur Elisa Spiropalin se nëse vijon kritikat ndaj Partisë Socialiste, do të përjashtohet direkt nga grupi. “Herën e parë, nuk votove, herën e dytë, bere kritika në Facebook, herën e tretë do dalësh nga grupi i PS. Nuk dua drama në PS, nuk duhet të krijohen situata të tilla. Ose me ne ose përballë nesh”, është shprehur Rama i prerë.
Këto kërcënime duket se janë një paralajmërim i qartë se kushdo që ka kritika për modelin qeverisës së Ramës ka dy rrugë: heshtjen ose përjashtimin./ Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31