Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Fundi i pandëshkueshmërisë në ndërtim, premtimi që u bë 'shkrumb e hi'

Nga Kristina Tepexhiku
Pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama premtoi dënime të ashpra për ndërtuesit që shkelin ligjin, duke paralajmëruar deri në 15 vite burg për abuzimet me cilësinë e ndërtimeve. Mesazhi ishte i qartë: fund pandëshkueshmërisë në sektorin e ndërtimit.
“Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. 7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate”, deklaroi Rama asokohe.
51 viktima dhe mijëra të pastrehë ishin pasojë e dëmtimeve serioze në shumë godina, ku sipas ekspertizës u evidentuan përdorime jashtë standardeve dhe ndërhyrje pa leje.
Por, disa vite më pas, premtimet e bëra pas tragjedisë së 2019-ës duken të largëta nga realiteti në terren. Incidentet e përsëritura ngrenë pyetjen thelbësore: a janë mbajtur realisht përgjegjës ndërtuesit që shkelin ligjin, apo sistemi vijon të funksionojë pa pasoja të forta?
Zjarri tek ‘Arlis’, një tragjedi e paralajmëruar
Zjarri në kompleksin “Arlis” rikthen në vëmendje pikëpyetjet mbi standardet e sigurisë në ndërtime. Zjarri që përfshiu një nga bizneset në katin e parë të pallatit u përhap duke dëmtuar seriozisht godinën dhe duke lënë pas 30 apartamente të dëmtuara nga flakët. Edhe pse shkaku mbetet ende i paqartë, bilanci rëndon mbi banorët të cilët kanë humbur investimin e një jete.
Por rasti i kompleksit “Arlis” nuk ishte i vetmi.
Në shtator të vitit 2023, një zjarr në tarracën e një kompleksi 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve përfshiu fasadën dhe katin e fundit të pallatit. Disa apartamente u dëmtuan rëndë. Zjarri u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe materialet polistiroli (kapotë) të përdorura në fasadën e ndërtesës.
Rama pa përgjigje për standardet e ndërtimit
Në reagim pas ngjarjes, kryeministri Rama deklaroi se pallati do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, duke e lidhur përgjegjësinë kryesisht me mekanizmin e sigurimit dhe jo me ndërtimin vetë.
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm”, deklaroi Rama.
Megjithatë, kjo qasje ngre pikëpyetje mbi thelbin e përgjegjësisë në ndërtim, pasi fokusi zhvendoset nga standardet e ndërtimit dhe kontrolli teknik, tek mbulimi financiar i dëmit pas ngjarjes.
Premtimet në kontrast me veprimet ligjore
Edi Rama paralajmëroi 7–15 vite burg për ndërtuesit që shkelin ligjin dhe hetim të plotë për çdo pallat të dëmtuar. Megjithatë, shumë çështje vijojnë të zvarriten në gjykata ose nuk kanë prodhuar ende përgjegjësi të qarta publike.
Natyrshëm, në këtë kontekst lindin disa pyetje: A janë kontrolluar realisht ndërtimet e reja? Kush mban përgjegjësi kur një pallat i ri digjet apo dëmtohet? A po funksionon sistemi i inspektimit? Dhe a kemi të bëjmë me mungesë kontrolli teknik dhe mbikëqyrjeje?
Abuzuesit e ndërtimit, që iu morën jetën 51 personave më 26 Nëntor, nuk u çuan para drejtësisë. Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, u lëshuan rreth 17 urdhër-arreste. Prej tyre u arrestuan 9 persona, ndërsa 8 të tjerë u shpallën në kërkim.
Masat e sigurisë ishin kryesisht për inxhinierë ndërtimi, supervizorë/kolaudatorë, zyrtarë lokalë (bashki, legalizime, leje ndërtimi) dhe persona të lidhur me procesin e certifikimit të ndërtesave. Pra, më shumë përgjegjësi teknike dhe administrative, dhe jo një “valë burgimesh” të ndërtuesve siç u artikulua në deklaratat politike. Disa prej tyre u lanë më vonë me masa më të buta ose proceset mbetën të zvarritura nëpër gjykata.
Zjarri në kompleksin 10-katësh te ish-Parku i Autobusëve në vitin 2023 nuk prodhoi arrestime të ndërtuesve apo përgjegjësve të projektit. Ngjarja u klasifikua si aksidentale, ndërsa hetimet u fokusuan te shkaqe teknike, pa pasoja të dukshme penale. Administratori i pallatit dhe pronari i banesës ku nisi zjarri u shoqëruan në polici dhe u liruan më vonë.
Polistiroli si një ‘molotov’ ndërtimi
Polistiroli është një material plastik i lehtë dhe poroz, që prodhohet në formë pllaka (panele izolimi). Ka dy lloje kryesore: EPS (Expanded Polystyrene), më i përdoruri në fasada, dhe XPS (Extruded Polystyrene), më rezistent ndaj lagështirës dhe presionit.
Kapota është sistemi standard i izolimit të fasadave. Pllakat e polistirolit ngjiten në mur me ngjitës special ndërtimi dhe më pas bëhet fiksimi mekanik. Shtohet dowel (gozhda plastike/metalike) për ta mbajtur të qëndrueshëm, si dhe shtresa mbrojtëse ku vendoset rrjetë fibra xhami dhe suvatim mbrojtës. Në fund, finalizohet me bojë dekorative ose suva të jashtme.
Kur ky sistem kombinohet me fasada të ventiluara (hapësirë ajri), polistiroli ose poliuretani i pa mbrojtur mirë, dhe kur mungojnë barrierat kundër zjarrit, atëherë krijohet një rrezik kritik. Hapësira e ajrit funksionon si “oxhak vertikal”, materiali izolues mund të jetë i djegshëm dhe në rast zjarri flaka përhapet shumë shpejt nga poshtë lart.
Në këto kushte, ajo që në teori është një sistem kursimi energjie, në praktikë mund të shndërrohet në një rrezik serioz për jetën e banorëve.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31