Flash News

E SHPJEGUAR

Përplasja e re/ ‘Foltorja’ e rinisë me Berishën tremb Bashën, FRPD del kundër PD: Vendim nul

Përplasja e re/ ‘Foltorja’ e rinisë me Berishën tremb

Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se të dielën pritet të mbahet foltorja e radhës në Tiranë, këtë herë me të rinjtë demokratë.

Mirëpo, që spt, të premten, kreu i PD Lulzim Basha mori vendimin për hapjen e garës teksa me anë të një njoftimi të PD komunikoi procesin e zgjedhjes së kryetarit të FRPD-së.

"Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:  Oriela Nebiaj;  Hergert Alimerko ; Dario Sejdini ; Enkelejda Rica ; Juela Hamati  dhe  Anita Doçi. Ky grup do të mbikëqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal", thuhet në njoftimin e PD-së.

Kjo lëvizje e Bashës duket se është kundërshtuar nga FRPD, duke krijuar kështu një përplasje të re brenda PD.

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të hapur garën për kryetarin e ri ka reaguar FRPD duke e kundërshtuar. “FRPDSH është organizatë partnere e PDSH, ka forumet e veta dhe statutin e vet dhe çelja e garës nga PDSH është në shkelje të statutit” thuhet në deklaratë.

FRPD, po ashtu ka paralajmëruar mbledhjen e Kryesisë pas shpalljes së këtij vendimi.

"Sot ne orën 19:00 ne selinë e Partisë Demokratike, kryesia e FRPDSH do te zhvilloje një mbledhje kryesie dhe me pas do këtë një prononcim për shtyp.(FRPDSH është organizate partnere e PDSH, ka forumet e veta dhe statutin e vet dhe çelja e garës nga PDSH është ne shkelje te statutit)', thuhet në reagimin e shpërndarë.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë mosdakordësi reagoi edhe ish kryeministri Sali Berisha, nga Lushnja ku mbajti ‘Foltoren’ e radhës.

“Ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD-së në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor. Një akt stalinist, i mirëfilltë dhe i dukshëm.

Të rinjtë tek ne dhe gratë nuk janë leva të partisë, janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera dhe principe dhe qëllime, kanë vendin dhe pavarësinë e tyre.

Në këtë formë si ka vepruar sot, kryetari pa parti, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë në njëri i vetëm, këto mund ti bënte vetëm diktatori. Ndaj u bëj thirrje të rinjve, të marrin në dorë këtë foltore sikur po e marrin cdo ditë e më shumë”, tha Berisha, lidhur me procesin e njoftuar nga Basha, pasi është mësuar se në foltoren e së dielës do të jetë i pranishëm edhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi njëherësh edhe kryetari i Forumit Rinor të Demokratëve.

"FRPD fton të gjithë të rinjtë demokratë t’i bashkohen Foltores së Rinisë, në datën 7 Nëntor, tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve!", thuhet në njoftimin e FRPD në rrjetet sociale.

Të fundit