Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Qeveria “investon” te hormonet në mes të krizës së spitaleve publike
Politiko.al
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhëzimin për ofrimin e terapisë hormonale për personat transgjinorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për herë të parë në Shqipëri, trajtimi do të ofrohet në sistemin publik dhe do të realizohet pranë shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT.
Sipas dokumentit, terapia do të jetë e aksesueshme për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.
Terapia nis nga mosha 16 vjeç
Protokolli përcakton se trajtimi zakonisht mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta edhe nga mosha 14 vjeç, pas vlerësimeve të specializuara dhe miratimit të familjes.
Përpara nisjes së terapisë, pacientët duhet t’i nënshtrohen analizave laboratorike, vlerësimeve mjekësore dhe psikosociale, si dhe të firmosin dokumentin e pëlqimit të informuar për efektet dhe pasojat e mundshme afatgjata të trajtimit.
Ndryshimet fizike dhe rreziqet shëndetësore
Sipas udhëzimit, terapia hormonale sjell ndryshime graduale fizike përgjatë muajve dhe viteve të para të trajtimit. Tek burrat transgjinorë mund të ndodhë trashja e zërit, rritja e qimeve dhe shtimi i masës muskulore, ndërsa tek gratë transgjinore zhvillimi i gjoksit, zbutja e lëkurës dhe reduktimi i qimeve trupore.
Dokumenti paralajmëron edhe për rreziqe shëndetësore si problemet kardiovaskulare, hipertensioni, çrregullimet metabolike dhe komplikacionet tromboembolike. Për këtë arsye parashikohet monitorim i vazhdueshëm mjekësor, sidomos gjatë vitit të parë të trajtimit.
Trajtim i mbuluar nga fondet publike
Në udhëzimin fillestar thuhet se terapia hormonale do të mbulohet nga fondet publike përmes sigurimeve të detyrueshme shëndetësore. Deri më tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri i janë drejtuar klinikave private jashtë vendit për të kryer trajtimet hormonale.
Megjithatë, më pas Ministria e Shëndetësisë doli me një tjetër sqarim, ku theksoi se dokumenti është vetëm një udhëzues orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.
Tomini: Nuk ka skemë rimbursimi
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, deklaroi se dokumenti nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale dhe se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi.
Sipas saj, dokumenti është hartuar mbi bazën e praktikave ndërkombëtare dhe ka për qëllim orientimin e profesionistëve të shëndetësisë për rekomandimin e trajtimit hormonal.
Spitalet publike në krizë
Vendimi ka hapur debat të fortë publik, pasi vjen në një kohë kur sistemi shëndetësor shqiptar përballet me probleme të shumta. Denoncimet për mungesë ilaçesh, mungesë shtretërish, pajisjesh dhe kushte të amortizuara në spitale janë bërë të vazhdueshme.
Pacientët dhe familjarët raportojnë prej vitesh se në shumë raste detyrohen të blejnë vetë materiale bazë mjekësore, ndërsa të sëmurët me diagnoza të rënda përballen me mungesë trajtimesh dhe medikamentesh jetike.
Reagimet kundër nismës
Aktivistja Marinela Pasbakhsh u shpreh kundër nismës, duke theksuar që do të bëhet një kasaphanë me fëmijët, sikurse ka ndodhur në SHBA.
Po ashtu ajo vuri në dukje faktin që kjo terapi do të ofrohet në një vend që s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer.
“Një gjë që s’duhet të heshtim dhe ta pranojmë është një gjë shumë e rëndë, pasi pasojat do t’i shkosh pas 5 vitesh, fëmija juaj në prag të adoleshencës do indoktrinohet në shkollë, e gjithë shoqëria do jetë duke punuar kundër rolit tënd si prind. Ti do humbasësh zërin që ke, dashurinë që ke.
Ngrihuni dhe merreni shumë seriozisht, mos e pranoni këtë gjë, është e turpshme. Po flasim për një Shqipëri që s’ka financa për të financuar morfinën për pacientët në stadin e fundit të kancerit. Jemi duke folur ne tani, që miliona euro të shkojnë që të bëhet kasaphanë me fëmijët tanë. Ky është tmerr.
Po ngrihuni prindër sepse do shikoni pasojat që janë në Amerikë. Të ndryshosh 14 vjeç të ndryshosh gjini, është tmerr. Këshillë nga zemra, mos e pranoni”, tha aktivistja.
Debati për prioritetet e shëndetësisë
Vendimi për terapinë hormonale ka rikthyer diskutimin mbi prioritetet e sistemit shëndetësor shqiptar. Si mund të financohen shërbime të reja, ndërkohë që spitalet publike vazhdojnë të përballen me mungesa elementare dhe qytetarët ankohen për shërbime minimale?
Në shumë pavijone të spitaleve shqiptare, pacientët vazhdojnë të denoncojnë mungesën e ilaçeve, analizave, higjienës dhe kushteve bazë, duke e bërë debatin edhe më të fortë mbi mënyrën se ku po orientohen fondet publike në shëndetësi.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31