Flash News

E SHPJEGUAR

Citon Italinë dhe Portugalinë, si po e shmang Rama llogaridhënien për aksin Librazhd–Përrenjas

Citon Italinë dhe Portugalinë, si po e shmang Rama llogaridhënien

Pas bllokimit të aksit Librazhd–Përrenjas, një segment kyç i lidhjes së Juglindjes me pjesën tjetër të vendit, reagimi i kryeministrit Edi Rama ka hapur një debat të ri mbi qasjen e qeverisë ndaj kaosit që ka përfshirë tashmë shumë akse të vendit.

Në vend të një daljeje me detaje teknike, transparencë mbi cilësinë e punimeve apo sqarim mbi fondet e investuara, Rama zgjodhi ta shohë situatën nga ajri duke udhëtuar me helikopter drejt Korçës dhe më pas ta adresojë publikisht përmes rrjeteve sociale, duke bërë krahasime me shetete të tjera evropiane. 

Së fundmi, Rama postoi në rrjetet sociale një foto nga një situatë e ngjashme në shtetin portugez, duke tentuar të bindë opinionin publik se shembja e rrugëve në Shqipëri është thjesht një "fenomen natyror" që ndodh edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe të zhvlerësojë akuzat për vjedhje me fondet e rrugëve. 

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit,” shkruan Rama. 

Citon Italinë dhe Portugalinë, si po e shmang Rama llogaridhënien

Edhe pak dite me pare, Rama reaguar me të njëjtën strategji pas shembjes së rrugës Përrenjas-Librazhd.

Teksa 'shiste' alibinë se pse po udhëtonte drejt Korçës me helikopter, bën sërish krahasimin se rrëshqitje dherash ka edhe në Itali.

Citon Italinë dhe Portugalinë, si po e shmang Rama llogaridhënien

Fenomenet natyrore mund të jenë të pashmangshme, por mënyra si përgatitet, ndërtohet dhe monitorohet infrastruktura është përgjegjësi e drejtpërdrejtë institucionale.

Të fundit