Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrezikon mandatin për shkak të babait, ç’thotë ligji i dekriminalizimit për Elda Hotin. Rastet e ngjashme, nga Braho te Tërmet Peçi

Pasi hyri sërish në Kuvend si zëvendësuese e Mark Markut pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati, deputetja e PD për qarkun e Lezhës Elda Hoti, rrezikon ta humbasë atë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Shkak për këtë është bërë një ankimim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Llesh Nikolli, ku sipas dokumenteve të dorëzuara bashkëngjitur thuhet se është fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Denoncuesi është Llesh Nikolli, i cili së bashku me kërkesën ka paraqitur edhe fotokopjen e regjistrit ku pretendon se Elda Hoti nuk ka deklaruar në KQZ ndryshimin e emrit që ka bërë babai i saj nga David në Artan Hoti. Sipas denoncuesit, babai i deputetes ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale.



“Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra penale të rënda, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, ushtrim dhe trafikim të qenieve njerëzore”.
Firmëtari shpjegon se atësia është pjesë e gjeneraliteteve që identifikojnë deputeten, ndaj çdo ndryshim duhet deklaruar sipas ligjit për dekriminalizimin. I shqetësuar se deputetja Elda Hoti nuk mund të përfaqësojë komunitetin e Kurbinit, ankuesi Nikolli kërkon ndërprerjen e mandatit të saj.
“Ky ndryshim është bërë me datë 30.04.2002 dhe kandidatja për deputete, Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë të gjeneralitetit të saj, ndryshimin e emrit të babait, deputetja nuk mund të përfaqësojë komunitetin në parlamentin shqiptar. Ne si komunitet duam njerëz dinjitozë, me figurë të pastër që të ulen në foltoren e parlamentit dhe të përfaqësojnë me ndershmëri dhe devotshmëri interesat tona”.
Pas denoncimit, reagoi deputetja Hoti. Në një postim në rrjetet sociale shkruante se ka respektuar me përpikmëri ligjin e dekriminalizimit.
Megjithatë deputetja as e pohon dhe as e mohon nëse i ati ka ndryshuar emrin, kur thotë se është krenare për identitetin e saj dhe se ajo nuk i ka ndryshuar gjeneralitetet.
Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i tha BIRN se për ankesën do të ndiqen rrugët administrative dhe do të jetë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve që do t’a shqyrtojë ankesën dhe do të marrë një vendim.
Elda Hoti me herët ka qenë deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk e dorëzoi mandatin në vitin 2017.
Çfarë parashikon ligji për dekriminalizimi?

Të gjithë kandidatët për deputetë, anëtarë të Këshillit të Ministrave dhe drejtues të organeve të qeverisjes vendore janë subjekt i ligjit për dekriminalizimit dhe janë të detyruar të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit, të cilat më pas verifikohen nga autoritetet.
Sipas këtij ligji, në rast se kandidati deklaron të dhëna të rreme, parashikohen penalitete nga gjoba, heqja e mandatit apo deri në dënim sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Në rastin e deputetes Elda Hoti, ligji e thotë qartë që formulari i vetëdeklarimit duhet të përmbajë ndër të tjera jo vetëm gjeneralitetet e personit, por edhe ndryshimet apo përdorimin e një gjeneraliteti të ndryshëm nga ai aktual.
Po në këtë fragment, në pikën b theksohet se pasqyrimi i të dhënave të rreme në formular përbën vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Raste të ngjashme nga Berisha, Braho te Tërmet Peçi
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur deputetë dhe kryebashkiakë kanë plotësuar me të dhëna shtesë formularët e vetëdeklarimit në KQZ, duke dhënë detaje mbi ndryshime gjeneralitesh dhë dënime të padeklaruara më parë.
Ndër vite ata kanë kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, të njohura ndryshe si “formularët e dekriminalizimit”, duke argumentuar se “nuk e kishin kuptuar ligjin” ose se kishin marrë më pas informacion për dënime të mëparshme për të cilat “nuk kanë pasur dijeni” ose “nuk kanë ditur se duhej t’i deklaronin”.
Një prej deputetëve që ka kërkuar të plotësojë me të dhëna shtesë formularin e vetëdeklarimit është ish kryeministri Sali Berisha.
Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ një kërkesë për ndryshimin e të dhënave personale, me argumentimin se “nuk e kishte kuptuar ligjin”.
“Për shkak të paqartësive të shumta që ka sjellë ligji, dhe për të bërë transparencë më të madhe kërkoj të plotësoj formularin e vetëdeklarimit duke shtuar edhe informacion sipas regjistrit të gjendjes civile,” shkruan Berisha në kërkesën e tij për KQZ, duke raportuar se në rubrikën “Gjeneralitete të Mëparshme” duhet të shënohet se në lindje ka pasur emrin Salih dhe datëlindje më 1.07.1944.
Në formularin fillestar, Berisha ka deklaruar për ditë lindje 15 tetorin e vitit 1944 dhe emrin aktual të përdorur “Sali”.
Edhe ish deputeti Spartak Braho në kërkesën e tij për plotësim informacioni shprehej se nuk e ka kuptuar siç duhet ligjin e dekriminalizimit dhe në letrën e tij jep një arsyetim të gjatë ligjor se pse e ka kuptuar ndryshe. Braho bëri kërkesë për plotësimin e të dhënave duke deklaruar se në vitin 1995, është dënuar për shpifje me masën 10 mijë lekë gjobë.
Arben Ristani, ish deputet i Partisë Demokratike dhe jurist nga profesioni, ka bërë kërkesë për të deklaruar dënimin me gjobë për shpifje në gjykatën e lartë, dënim që është dhënë me kërkesë të kryeministrit aktual Edi Rama.
Raste të tjera të ngjashme kanë qënë ish deputeti socialist Artan Gaçi, Ylli Shehu, Vladimir Kosta etj. Në radhët e kryebashkiakëve, ai i Tepelenës Tërmet Peçi, i cili i përket Partisë Socialiste, e pati deklaruar të pastër të shkuarën e tij penale në formularin e parë, por bëri kërkesë më pas për të vetëdeklaruar se është dënuar me gjobë në qytetin e tij të lindjes në prill 2004 për “përdorim të dokumenteve të falsifikuara”.
Po ashtu, Adriatik Zotkaj, kryebashkiak jetëgjatë i qytezës së Poliçanit, është ndoshta zyrtari me të shkuarën penale më të pasur nga të gjithë zyrtarët e lartë që kanë plotësuar deri tani formularët e dekriminalizimit. Në deklaratën fillestare, ai pati shënuar tre dënime me katër vjet e dhjetë muaj burg gjithsej, ndërsa kërkoi plotësim, duke shtuar edhe një dënim tjetër me katër muaj riedukim përmes punës dhe me gjobë në masën 200 lekë të marrë në Skrapar në vitin 1985. Ai është dënuar në atë kohë për veprën penale “Fyerje dhe Goditje për shkak të detyrës”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38