Flash News
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
Skandali me helmimin tek Akademia e Sigurisë: 'Sori-al' me flamuj të kuq në procedurat e prokurimit; skualifikime dhe mungesë konkurrence

Çfarë ndodhi?
56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë u paraqitën në spital pas dyshimeve për helmim ushqimor, pas konsumimit të ushqimit të shpërndarë në ambientet e institucionit. Ngjarja ka çuar në nisjen e hetimeve dhe në arrestimin e dy personave të lidhur me shërbimin e kateringut.
Konteksti
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje mënyrën e furnizimit me ushqim në institucionet publike të sigurisë, përfshirë Policinë e Shtetit, Akademinë e Sigurisë dhe struktura të tjera shtetërore, të cilat operojnë përmes kontratave të shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit.
Kush është “Sori-al”?
“Sori-al” shpk është një kompani private kateringu që ka fituar disa kontrata publike për shërbimin e ushqimit në institucione shtetërore. Ajo figuron si operator ekonomik në disa procedura të zhvilluara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), përfshirë Akademinë e Sigurisë, Policinë e Shtetit, si dhe spitale rajonale dhe institucione të tjera publike.
Zinxhiri i kontratave publike: miliona lekë në marrëveshje afatgjata
Të dhënat e prokurimeve publike tregojnë se “Sori-al” shpk ka siguruar kontrata të njëpasnjëshme me vlera të konsiderueshme në sektorin publik:
2024 – Reparti Ushtarak nr. 5001 (Ministria e Mbrojtjes)
Kontratë me vlerë 339,176,510 lekë me TVSH, me afat 48 muaj, për shërbim ushqimi për personelin ushtarak.
2024 – Spitali Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë
Kontratë me vlerë 302,149,920 lekë pa TVSH, me afat 48 muaj, për shërbim ushqimi në institucion shëndetësor me ndjeshmëri të lartë.
2024 – Spitali Rajonal Berat
Kontratë me vlerë 102,245,085 lekë pa TVSH, me afat 48 muaj, për furnizim ushqimor të pacientëve dhe stafit.
2022 – Akademia e Sigurisë
Kontratë rreth 206,639,287 lekë pa TVSH, me afat 3-vjeçar, për shërbim ushqimi për kursantët dhe punonjësit.
2018 – Akademia e Sigurisë
Kontratë rreth 170,196,959 lekë pa TVSH, me afat 36 muaj, për shërbim ushqimi në të njëjtin institucion.
Përqendrimi i kontratave, monopolizim?
Analiza e të dhënave tregon se e njëjta kompani ka siguruar kontrata në disa sektorë të ndjeshëm publikë: siguri, ushtri dhe shëndetësi. Kjo përfshin institucione si Akademia e Sigurisë, struktura të Policisë së Shtetit, njësi ushtarake dhe spitale rajonale.
Ky përqendrim kontratash në një operator të vetëm ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e shpërndarjes së shërbimeve të kateringut në institucionet publike, si dhe mbi varësinë e tyre nga pak kompani.
Tendera edhe për spitale dhe institucione të tjera
Përveç strukturave të sigurisë, “Sori-al” shpk rezulton fituese edhe në institucione shëndetësore:
Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” – mbi 302 milionë lekë pa TVSH
Spitali Rajonal Berat – mbi 102 milionë lekë pa TVSH
Këto kontrata përfshijnë shërbim ushqimi për pacientë në institucione ku standardet e sigurisë ushqimore janë thelbësore.
'Red flag' në tendera miliona: mungesë konkurrence dhe skualifikime
Në disa prej procedurave të prokurimit ku është shpallur fituese kompania “Sori-al” shpk, dokumentacioni përfshin shënime të klasifikuara si “red flag”, të cilat në vlerësimet analitike të tenderëve përdoren si sinjale rreziku për mungesë konkurrencë dhe ekspozim të mundshëm ndaj shkeljeve të pajtueshmërisë ligjore ose praktikave joetike në prokurim publik.
Në rastin e Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, evidentohet skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe skualifikimi i ofertës me vlerë më të ulët, ndërsa në tenderin për Repartin Ushtarak nr. 5001 në Ministrinë e Mbrojtjes janë konstatuar gjithashtu indikatorë “red flag” që lidhen me mungesë konkurrence dhe rrezik potencial në procesin e vlerësimit, duke u konsideruar si sinjale për verifikime të mëtejshme dhe jo si prova shkeljeje ligjore.
Gjetjet e AKU-së: probleme në gjurmueshmëri dhe zinxhirin e furnizimit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në terren, ku ka konstatuar se ushqimi nuk përgatitej në vend, por vinte i gatshëm si catering nga subjekti “Sori-al”, i prodhuar në ambientet e “Garnizoni Skënderbej” në Tiranë.
Gjatë inspektimeve janë bllokuar sasi produktesh ushqimore (85.9 kg në një pikë dhe 67.3 kg plus 1,350 vezë në një tjetër), ndërsa janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike në ISUV. Për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë, janë vendosur dy masa administrative me gjobë prej 100 mijë lekësh./ Politiko.al
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56
Anglia do të përballet me Argjentinën pas eleminimit të Zvicrës
12 July 2026, 14:18
Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë
12 July 2026, 13:31