Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Trekëndëshi i Djallit bashkë me Berishën”, pse Basha po e sulmon hapur Ilir Metën

Një deklaratë e kreut të PD, Lulzim Basha në Kuvend ka bërë shumë bujë.
Gjatë fjalës që mbajti teksa replikonte me kryeministrin Edi Rama, Basha sulmoi hapur për herë të parë presidentin Ilir Meta.
Ndërsa i përgjigjej Ramës, e përfshiu këtë të fundit, bashkë me ish kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta në ‘trekëndëshin e Bermudës’, që njihet ndryshe edhe si ‘Trekëndëshi i Djallit’ për vetë misteret që mbart.
"Je bere kaq i lexueshem me cdo fjali te gjithe e kuptojne ku e ke hallin. E ke hallin ti te PD? Ke hall ti se sa demokrate mbledh une? Te ka marre mallli ty? Thuaj me ka marre malli per Sali Berishen dhe Ilir Meten.
Shko dhe ti ne foltore zoteri ose fillo foltoren tende beni trekëndëshin e Bermudes dhe qani hallet bashke te tre nese i keni te njetat. Une jam ketu per te qare hallet e shqiptareve, as te tuat as te Berishes as te Metes”, deklaroi Basha.

Më tej, ai fajësoi Metën dhe Berishën, që Rama vijon të jetë kryeministër, ndërsa tha se “Edhe unë kam faj që je aty, por unë kam pjesën më të vogël të fajit, pjesën tjetër e kanë dy pjesët e trekëndëshit të Bermudës”.
Por, ndërsa Basha ka sulmuar Metën, kryeministri Edi Rama i është kthyer deputetes Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit Meta, teksa ka risjellë në vëmendje deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila i është drejtuar disa kohë më parë, duke i thënë “do të kafshoj veshin”.
“Duhet të heqësh dorë nga ajo lloj gjuhe, nëse nuk do që ta ndërprsim përfundimisht këtë mënyrë komunikimi.
Por, nuk ke faj, ke qënë aleat me një që kafshonte publikisht deri dje. Sa herë kafshon e si kafshon ti. Çfarë është kjo mënyrë e të folurit, kafshoj, kafshoj”-tha Rama.
Replikat Rama-Basha revoltojnë LSI-në
Debatet mes Ramës dhe Basha ngjallën revoltimin nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Ai i bëri bërë thirrje kryetares së Kuvendit që të ndalojnë diskutimin e t’i japin fund ‘tangos politikes’ mes të dyve, për t’iu rikthyer zbatimit të rregullores.

“Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë. Hapni debatin për çështjet e rendit të ditës, kthejuni rendit të ditës”.
Kryeministri mori fjalën më pas në foltore duke i kthyer një përgjigje Vasilit: “Tani Tango na ka mbetur se Baftjarin nuk e kemi në programin e partisë”, tha Rama.
Pse Basha sulmon hapur Metën
Ndonëse pa përmendur emër, Basha shenjestroi Ilir Metën si një nga personat që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, në kulmin e betejës së tij me ish liderin demokrat Sali Berisha, pasi e përjashtoi këtë të fundit nga grupi parlamentar i PD pak ditë më parë.
Në një dalje për mediat të shtunën që kaloi, Basha përmendi ndër të tjera se veç Ramës dhe Berishës, ‘dikush’ tjetër kërkon ta shohë atë larg karriges së kryetarit.
“Unë nuk i jam përgjigjur siç kam thënë dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksioner të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër se ia bëjnë mu, e shohin të gjithë shqiptarët, sepse nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime dhe nuk i shërben as demokratëve as Shqipërisë.
Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhet ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shikoja PD të zhytej në humnerë.
Ky vendim është vendim i marrë. Është vendim i marrë jo për mua, për demokratët , është vendim që i qëndroj 100%”, tha Basha ndër të tjera.
Dyshimet se pas kësaj deklarate shënjestrohej Meta u forcua edhe më shumë sot.
Po të shtunën, Basha duke folur për reformën në drejtësi, theksoi se merita për miratimin e ligjeve kryesore të saj, siç ishte për shembull ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme i takon Partisë Demokratike dhe jo presidentit Meta.
“Nëse ka një ligj që kaloi me votat tona nga 7 ligjet, është ligji për SPAK-un dhe BKH-në. Kjo për arsye sepse SHBA-të, ndryshe nga Romana Vlahutin, insistuan që amendamentet tona të përfshiheshin në ligjin e SPAK-ut dhe të BKH-së.
Dhe problemet që shikoni sot në të gjithë aspektet e tjera që mbulojnë 6 ligjet e tjera që kaluan me votat Rama-Meta në atë kohë, janë pikërisht rezultat i injorimit të amendamenteve të Partisë Demokratik”, u shpreh Basha.
Për Ilir Metën, Lulzim Basha nuk ka folur për herë të parë me këtë lloj gjuhe. Një qëndrim të ngjashëm, madje mjaft të ashpër e ka dhënë edhe në fushatën e shkurtër për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2015. “SHPK-në e Ilir Metës do ta çojmë për skrap.
Kujtojmë se Meta ka dalë disa herë publikisht krah Berishës, i cili prej disa javësh ka nisur një tur takimesh me lëvizjen ‘foltorja’ që ka synim për të zhvilluar një referendum ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38