Flash News

KRYESORE

E shtruar në spital urgjentisht, nëna e Ronaldos ka një mesazh për të gjithë

E shtruar në spital urgjentisht, nëna e Ronaldos ka një mesazh

Nëna e yllit Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, më në fund ka kaluar problemin e fundit shëndetësor dhe ndihet mirë. Para dy ditësh, ajo pësoi një goditje në tru dhe u desh të shtrohej urgjentisht në spital, por tani është mirë.

Sot ajo ka postuar një mesazh në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale, ku ka falenderuar të gjithë ndjekësit që i kanë qëndruar pranë me fjalë të mira, edhe pse vetëm virtualisht.

“Po shkruaj për t’ju lajmëruar se po e marr veten (jam ankuar shumë për qëndrimin në krevat për orë të tëra). Pas pak ditësh do të rifilloj aktivitetin e zakonshëm, dashtë Zoti! Pata fat me atë që kalova. Falenderoj mjekët dhe juve për mesazhet mbështetëse, për lutjet tuaja dhe energjinë pozitive. Falenderoj fëmijët e mi të dashur, nipat, vëllezërit dhe miqtë", shkruan Dolores Aveiro.

Të fundit