KRYESORE

E shtuna e goleadave: Bayern dhe Real festojnë me "poker"

E shtuna e goleadave: Bayern dhe Real festojnë me "poker"

Kjo e shtunë ishte përgjithësisht pozitive për skuadrat e mëdha europiane, të cilat po rikthehen në formën e tyre më të mirë dhe rrjedhimisht edhe me pikë. Fjalia vlen për dy klube big si Bayern Munchen dhe Real Madrid, të cilët sot fituan respektivisht 4-0 në ndeshjet e tyre në kampionat.

Bayern shkatërroi Dortmundin në "Allianz Arena" në atë që duhej të ishte një klasike tipike gjermane me gola dhe spektakël nga të dyja skuadrat, por që kësaj here u pa kryesisht dominimi i bavarezëve. Lewandowski vijon të gjejë gola ndeshje pas ndeshjeje në Bundesligë dhe sot shënoi dy, kurse një tjetër rrjetë e gjeti Gnabry. Goli i fundit i takimit u shënua nga Hummels, pra me autogol. Ndoshta harroi se tani fanella e tij nuk ka ngjyrën e kuqe. Me këtë fitore, Bayern kap vendin e tretë me 21 pikë, kurse verdhezinjtë janë në të pestin.

Në Spanjë, ndërkohë, Real Madrid sot shkatërroi 4-0 Eibarin në transfertë. Për madrilenët shënuan Benzema (dopietë), Ramos dhe Valverde. I pari dhe i dyti provuan nga një penallti dhe u treguan të saktë. Më në fund, duket se skuadra e Zinedine Zidane po rifiton terren me performanca të mira dhe rezultate pozitive. Kriza e fillimit të sezonit po kalon. Skuadrat e mëdha po sillen realisht si të tilla.

Ditari politik

Të fundit