Flash News

KRYESORE

E sulmoi në emision, Manastirliu reagon kundër Blushit: Shan gratë si burrë i dehur

E sulmoi në emision, Manastirliu reagon kundër Blushit: Shan

Ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas sulmeve që i bëri dje në emisionin “Të Paekspozuarit” kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.

Manastirliu shpreh habinë për sulmet e Blushit pasi siç thekson ajo nuk kanë asnjë njohje me njëri-tjetrin.

Kandidatja e PS për Tiranën deklaron se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin nëse një zotëri që shan gratë si burrë i dehur do të bëhet apo pjesë e Kuvendit.

Reagimi i Ogerta Manastirliut:

Dëgjova që z. Blushi më ka përgojuar dje në një ekran televiziv, duke përdorur fjalë rruge ndaj meje.

Jam e çuditur se nuk e njoh dhe nuk më njeh. Po me sa duket ata që e njohin dhe tregojnë çudira për këtë burrë gojëlëshuar, paskan shumë të drejtë.

Sidoqoftë i them z. Blushi se ajo që kam dëgjuar prej tij për shëndetësinë, është shumë qesharake dhe për një njeri pa shkollë, jo më për një deputet.

Do ta vendosin qytetarët e Tiranës nëse do ketë më vend në Parlament, për këtë zotëri që shan gratë si burrë i dehur!

Por nëse do ketë aq shumë njerëz që do gënjehen prej përrallave të tij, me shumë kënaqësi do t'ia tregoj nga foltorja e Parlamentit të ri se pse ai nuk ka asnjë bazë dijesh, për të folur për ato që merr përsipër të flasë.

Të fundit