Flash News

KRYESORE

E sulmoi për çmimin e librave, Lindita Nikolla kërkon takim me Bashën

E sulmoi për çmimin e librave, Lindita Nikolla kërkon takim me

Lindita Nikolla është rizgjedhur sërish në qeverinë “Rama 2” për të drejtuar Ministrinë e Arsimit.

Menjëherë pas përfundimit të takimit të qeverisë së re në Llogara, Nikolla ka reaguar lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për tekstet falas të arsimit të detyrueshëm.

Përmes një statsusi Nikolla shkruan se pas marrjes zyrtarisht të detyrës  do të kërkojë një takim me Bashën për të dëgjuar çdo ide dhe sugjerim të kryedemokratit dhe grupit parlamentar.

Statusi i Nikollës:

 Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj! Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qënë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme. Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re. Prandaj po jua bëj me dije. Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj. Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, une do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar. Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme.

 

Të fundit