Flash News

KRYESORE

“E telefonojnë nga burgu”, Basha ka një mesazh për “bashkëpunëtorët e Ramës”

“E telefonojnë nga burgu”, Basha ka një mesazh për

Kreu i PD-së Lulzim Basha, u shpreh sot nga Shkodra se 200 anëtarët e rinj bashkohen me PD në ditët kur “bisha e tiranisë së krimit ka marrë në dorë çdo pushtet, ka politizuar policinë njësoj si 28 vite më parë”.

“E ka shndërruar në mbrojtëse të krimit të organizuar. Shqipëria në udhëkqyq njësoj si 28 vite më parë, kanë dhunuar qytetarët e Tiranës që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe mbajnë në burgje të burgosur politikë. Kur njerëzit tanë, përfaqësues të PS, si Klevis Balliu, u ngitën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urdhëruar arrestimin e tij. Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundë ligjit”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se Rama i ka orët e numëruara dhe se PD nuk pranon më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët  e drogës dhe të dhunojë qytetarët  e ndershëm, biznesin e ndershëm e ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë e tyre.

Kryedemokrati u bëri thirrje të burgosurve që mos e telefonojnë më Ramën në burg, pasi sipas tij, së shpejti do t’ua sjellë Ramën aty.

“Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qendruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë. Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me Ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën. Së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët  e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodres. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë  për të realziuar enderrën Shqipëria si gjithë Europa”, tha Basha.

Të fundit