Flash News

KRYESORE

E thotë legjenda e Tiranës: Presidentët bëjnë formacionin e skuadrës

E thotë legjenda e Tiranës: Presidentët bëjnë

Ish-lojtari i Tiranës, Agustin Kola, ka theksuar në emisionin "Pressing" në ABC News se në futbollin shqiptar shumica e presidentëve ndërhyjnë te formacioni dhe bëjnë presion ndaj trajnerëve.

Duke iu referuar Tiranës, ku këtë sezon janë provuar tre trajnerë, ai ka thënë se pakkush mund të reagojë keq ndaj presidentëve. "Në futbollin tonë presidentët ndërhyjnë dhe trajnerët pranojnë. Nuk duhet pranuar, presidenti nuk është specialist. Fito ndeshjet dhe qëndron. Kur bëjnë ndërrimet këta dhe humbin, ik p... u thonë. Edhe mua më ka kërkuar Halili të bëj ndërrime dhe i kam thënë ik, këtu jam unë", ka deklaruar Kola.

"Në përgjithësi kështu është. Pse nuk flisni të vërtetën? Mos prano ndërhyrjet dhe fito. Ard Mema (i drejtohet trajnerit), a pate debat me Imamin dhe fute Vangjelin në qendër? Aty pësuam golat”, tha Kola.

Të fundit