Flash News

KRYESORE

E thotë shkenca: Ky është orari përshtatshëm për të konsumuar kafenë

E thotë shkenca: Ky është orari përshtatshëm për

Disa prej nesh janë përdorues të shpeshtë të kafesë. Megjithatë ne nuk e dimë se sa duhet ta konsumojmë, kur duhet dhe në ç’mënyrë.

I gjithë sekreti qëndron te hormoni i kortizolit,  i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi se jemi zgjuar.

Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak.

Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.

Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 – 10 paradite. Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton. Ora 9 me 10 e mëngjesit është idealja për të shijuar një filxhan kafe, qoftë vetëm, me miqtë apo me kolegët.

Të fundit