Flash News

E-TJERA

Atentat me armë zjarri çiftit shqiptar në Greqi, vritet burri

Atentat me armë zjarri çiftit shqiptar në Greqi, vritet burri

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë. Në shënjestër të këtij sulmi ka qenë një çift shqiptar, raportojnë mediat greke.

Si pasojë e atentatit ka mbetur i vrarë burri dhe u plagos gruaja.


Çifti shqiptar ishte në një makinë kur u qëlluan me armë, kurse autori ka qenë duke lëvizur me një motor. Ai ka ndaluar pranë tyre dhe ka shtënë me armë.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në zonën e Vyronas në kryeqytetin grek. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve.  

Të fundit