Flash News

E-TJERA

Drogë dhe eksploziv C4 drejt Greqisë, tre persona 'braktisin' çantat në pyll për të shpëtuar

Drogë dhe eksploziv C4 drejt Greqisë, tre persona

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar drogë dhe lëndë eksplozive në kufirin e gjelbër. Uniformat blu kishin marrë informacione se tre persona po transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek dhe nisën një operacion për kapjen e tyre.

Personat, të cilit kishin dy çanta ishin konstatuar në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë. Sapo kanë diktuar se po i ndiqte policia, ata i kanë braktisur çantat dhe duke përfituar edhe nga moti i keq janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit.

Në këto kushte, policia ka lajmëruar shërbimet homologe greke dhe vijon krehja e zonës në një perimetër të gjerë, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Gjatë kontrollit në çanta, gjeti 42 pako me kanabis me peshë 44.5 kg, 4 kallëpë me lëndë plasëse të llojit C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Të fundit