Flash News

E-TJERA

Vrasje dhe terrorizëm, OFL i dërgon formularët dy të dënuarve nga Elbasani

Vrasje dhe terrorizëm, OFL i dërgon formularët dy të

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy shtetasve të dënuar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Më konkretisht, OFL i ka dërguar formularët:

Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Bledar Ibrahimin, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit