Flash News

E-TJERA

Lëkundjet e tërmetit në Greqi, raportohet për dëmtime të banesave në Devoll

Lëkundjet e tërmetit në Greqi, raportohet për dëmtime
Foto Ilustruese

Lëkundjet e mbrëmshme të tërmetit që tronditën zonën e Follorinës në Greqi, u ndjenë edhe në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Më së shumti, u ndjejnë në zonën e Devollit që është edhe zonë kufitare me Greqinë. Raportohet që në disa banesa të ketë dëme. Kryesisht është raportuar për 2 banesa të dëmtuara në Bilisht, 2 në Mançurisht dhe 2 në Shuec.

Banorët kanë informuar autoritetet përgjegjëse dhe grupet e Emergjencave Civile kanë zbritur në terren  për të bërë verifikimet dhe vlerësimet e dëmeve.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se banesat që kanë pësuar dëmtime janë të vjetra. Pritet rezultati për të parë nëse do të jenë apo jo të banueshme.

Të fundit