Flash News

E-TJERA

Eksploziv firmës së ndërtimit në Durrës, autorëve u dështon plani, nuk shpërtheu lënda plasëse

Eksploziv firmës së ndërtimit në Durrës, autorëve
Foto ilustruese

Persona të paidentifikuar kanë vendosur eksploziv në ambientet e një firme për prodhimin e lëndëve ndërtuese në lagjen nr.14, ne Durrës.

Sipas policisë, fatmirësisht lënda nuk ka shpërthyer, por është bërë çmontimi i saj me anë të forcave xheniere.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndëve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me administrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Të fundit