Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministri i Brendshëm e pranon: Në gusht u rrit numri i vrasjeve, por siguria ishte njësoj si vitin e kaluar

Ministri i Brendshëm e pranon: Në gusht u rrit numri i vrasjeve, por

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Hoxha ka pranuar se në muajin gusht ka pasur një rritje të numrit të vrasjeve, por e zbehu bilancin duke thënë se krahasuar me statistikat e 8 mujorit, siguri është njësoj si vitin e kaluar.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale.

Kam 50 ditë në detyrë.

Rendi e siguria në vend në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vende e BE. Shqipëria edhe këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve. E vërtetë që në gusht kishim një rritje të vrasjeve në krahasim me muajt e tjetër, por në statistikat e 8 mujorit, jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar”, deklaroi Hoxha.

Të fundit