Flash News

E-TJERA

Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen mjeti në pronësi të Aldi Mustafës, mik i "Rrumit të Shijakut"

Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen mjeti në pronësi
Foto Ilustruese

Një shpërthim i fortë me eksploziv ka ndodhur pak më parë në lagjen Shkozet të Durrësit.

Mësohet se ka shpërthyer një automjet në lëvizje në pronësi të shtetasit Aldi Mustafës, mik i afërt me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe edhe si "Rrumi i Shijakut".

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për të plagosur.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande në Durrës dhe lidhje të forta me “Rrumin e Shijakut”. Ky i fundit i përfolur për ngjarje të ndryshme kriminale, siç ishte atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Aldi Mustafa u arrestua në gusht të vitit 2021, bashkë me dy të tjerë, pasi u kishin planifikuar të kryenin një ngjrje kriminale në Durrës. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit, iu gjetën dhe sekuestruan 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

Të fundit