Flash News

E-TJERA

Vrasje me armë zjarri në Tropojë

Vrasje me armë zjarri në Tropojë

Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur në Troojë pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dojan ku dyshohet se F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri 43-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

Të fundit