Flash News

E-TJERA

Vrasje me thikë në Pogradec, në kërkim autori

Vrasje me thikë në Pogradec, në kërkim autori

Vritet me thikë një person në Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia, dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin në fshatin Gështenjas. Dyshohet se F. M., 63 vjeç ka plagosur me thikë S. H., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Aktualisht, autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.

“Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit