Flash News

E-TJERA

Vrasje me thikë pranë “Harry Fultz-it” në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Vrasje me thikë pranë “Harry Fultz-it” në

Një vrasje me thikë ka ndodhur sot në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, Olgert Dhimitri, 37 vjeç ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo pranë shkollës 'Harry Fultz' dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Pas krimit, autori i dyshuar është vënë në pranga.

“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, sqaron policia paraprakisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit