Flash News

E-TJERA

Vrasje në Divjakë, goditet me thikë 30-vjeçari

Vrasje në Divjakë, goditet me thikë 30-vjeçari

Një vrasje ka ndodhur në Kryekuq të Divjakës ku një 32-vjeçar u qëllua me thikë për vdekje në orët e vona të së martës.

Viktima është identifikuar si B. K, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, i cili pas vrasjes është larguar nga vendngjarja.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë konflikti mes familjes së autorit dhe të viktimës për një kanal vaditës.

"Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit