Flash News

E-TJERA

Atentat shqiptarit në Barcelonë, ja çfarë dyshohet

Atentat shqiptarit në Barcelonë, ja çfarë dyshohet

Një i ri shqiptar i ka shpëtuar një atentati më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Katalonjë të Spanjës.

Skuadra “Mossos” kanë marrë përsipër hetimin e rastit, i cili duket se ka lidhje me trafikun e marijuanës, megjithatë Zona e Hetimit Kriminal (AIC) e rajonit metropolitane veriore tani do të duhet të konfirmojë dhe sqarojë çka ndodhi.

Ngjarja ka ndodhur në orën dhjetë të natës kur Mossos, nga numri i telefonit të urgjencës 112, ka marrë njoftimin se një përplasje mes të paktën dy personave ka lënë të plagosur një person në rrugë publike, për shkak të armës së zjarrit.

Sipas asaj që kanë shpjeguar për ElCaso.com burime të njohura me hetimin, bëhet fjalë për një shqiptar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkaq është plagosur në këmbë.

Si ndodhi ngjarja

Përplasja që la të plagosur me armë zjarri të riun në Badalona, sipas informacioneve të para të policisë, lidhet me një grabitje që mund të lidhet me trafikun e lëndëve narkotike të marijuanës dhe personave me kombësi shqiptare.

I riu me kombësi shqiptare i plagosur nga të shtënat e reja në Katalonjë ka mundur të evakuohet në spitalin Trias y Pujol , në vetë Badalona. Skuadra Mossos kanë një hetim të hapur dhe kanë dëgjuar tashmë deklaratën e të plagosurit, e cila mbështet versionin e grabitjes dhe mundësinë që të jetë një çështje e lidhur me marihuanë.

Të fundit