Flash News

E-TJERA

Atentat shqiptarit në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba Erion Hasanbelliu, i përfshirë në ngjarje kriminale

Atentat shqiptarit në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba Erion

Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një atentati në Bruksel. I identifikuar si Erion Hasanbelliu, i plagosuri mori 6 plumba në shpinë dhe në kofshë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Brukselit, pranë De Brouckèreplein mbrëmjen e së shtunës. I plagosuri është dërguar në spital pa ndjenja ndërsa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e Hasanbelliut vijon të mbetet kritike.

Policia ka bërë me dije se nuk ka ende të dhëna apo një identitet të saktë të autorit. Ndërsa dyshimet i referohen Kasandër Nogës. Noga dhe Hysenbelliu kanë qenë në hasmëri ndërmjet tyre prej thuajse 22 vitesh.

Gjithçka nisi kur Kasandër Noga i vrau babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllain e tij ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Nogën në vitin 2002në Belgjikë.

Kush është Erion Hasanbelliu

Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri në 21 Tetor të vitit 2013 me kërkesë të Interpol Tirana, pasi bashkë më vëllanë e tij akuzoheshin për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës në Belgjikë.

Geron Hysenbelliu, vëllai i tij Erionit, u vu në pranga në vitin 2009 në Tiranë me kërkesë të Gjykatës së Fierit. Ai akuzohej për veprat penale “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Atentat shqiptarit në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba Erion Atentat shqiptarit në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba Erion Atentat shqiptarit në Belgjikë, qëllohet me 6 plumba Erion

Të fundit